De Jong dhe De Ligt te Man Utd? Zbulohet një skandal i madh

Futboll

De Jong dhe De Ligt te Man Utd? Zbulohet një skandal i madh

Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 08:25
Ed Woodward

Ed Woodward është në hall të madh.

Presidenti i Manchester United, Ed Woodward, nuk po kalon kohë të mira në klub.

Eksploruesi i lojtarëve te ‘Djajtë e Kuq’, Derek Langley, ka bërë të ditur se bordi i klubit nuk e di se çfarë po bënë, andaj ka folur me presidentin.

Sipas tij, Manchester United po lëshon nga dora shumë talent, që sot janë në emër si, Frenkie de Jong dhe Matthijs de Ligt.

“Lojtarët që i kanë refuzuar? Matthijs de Ligt. Ne kishim njohuri shumë të mira për të”, tha fillimisht Langley,

“Frenkie de Jong dhe shumë lojtarët të tjerë që kanë bërë emër tani, ishin më parë në listën tonë.

“Dayot Upamecano, që tani është te RB Leipzig, ishte një tjetër në listën tonë.

“I kam thënë Ed Woodward se nuk isha i bindur me kompetencat e disa personave në klub, andaj kam biseduar me të, duke i bërë të qartë se punë nuk janë duke shkruar në rrugën e duhur me talentët që i kaun kërkuar”, ka shtuar më tej skauti i Manchester United. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat