Mesfushori spanjoll pritet të qëndrojë për një kohë të gjatë me “Djajtë e Kuq”.
Ander Herrera është në bisedime të avancuara me Manchester United për vazhdimin e kontratës.
Spanjolli ka kontratë me “Djajtë e Kuq”, deri në fund të sezonit, prandaj në klubin anglez nuk duan ta humbasin si futbollist të lirë, duke i ofruar një marrëveshje të re.
Tek United janë të bindur se Herrera do ta pranojë propozimin e tyre dhe negociatat për kontratën re pritet të mbyllen deri në fund të këtij viti.