Spalletti e komenton eliminimin e befasishëm të Interit nga Liga e Kampionëve

Futboll

Spalletti e komenton eliminimin e befasishëm të Interit nga Liga e Kampionëve

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 08:19
Luciano Spalleti

Trajneri i Interit, Luciano Spalleti, ka komentuar eliminimin e skuadrës së tij nga Liga e Kampionëve në fazën e grupeve.

Inter, edhe pse kishte nevojë për fitore, nuk ia doli të mundte PSV në ‘San Siro’, duke barazuar 1:1.

Spalletti, duke folur për këtë ndeshje, ka thënë se skuadra e tij nuk ishte në gjendje të ruajë qetësinë, edhe pse gjithçka ishte e mundur.

“Nuk ishim në gjendje të ruanim qetësinë tonë, pavarësisht se gjithçka ishte e mundur”, ka deklaruar Spalletti.

“Ne larguam topin prej nesh, nuk u organizuam taktikisht dhe PSV-së ia lejuam disa kundërsulme të rrezikshme”.

“Derisa ankthi rritej, ne humbëm kontrollin e lojës dhe ishte vonë për t’i dhënë fund kësaj. Ne patëm shanset tona për të shënuar, por nuk kishim qëndrimin e duhur që na nevojitej në ato momente”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat