Berisha merr nënshtetësinë australiane

Futboll

Berisha merr nënshtetësinë australiane

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 11:27
Besart Berisha

Sulmuesi nga Kosova, Besart Berisha ka marrë nënshtetësinë e Australisë pasi javën e kaluar ka kompletuar formalitetet në Melbourne.

Berisha i dha fund qëndrimit katërvjeçar te Melbourne Victory për të provuar fatin në ligën japoneze me ekipin Sanfrece Hiroshima.

Sulmuesi që theu çdo rekord të golave në Australi, ka edhe një vjet kontratë me klubin japonez, por mungesa e paraqitjeve ka nisur raportimet se sulmuesi kosovar mund të jetë në lëvizje përsëri.

Gjatë karrierës në Australi, Berisha ka realizuar 116 gola në 184 paraqitje.

“Ky është vendi ku unë fillova të luaj futboll të mirë dhe arrita gjëra të mëdha. I jam mirënjohës për këtë”, ka thënë Berisha vitin e kaluar kur veç kishte aplikuar për nënshtetësi.

Në Australi Berisha kaloi në vitin 2011.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat