Mblidhen pas 20 vitesh

Futboll

Mblidhen pas 20 vitesh

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 11:43
Mblidhen pas 20 vitesh

Ata luanin në një skuadër të bekuar, me dhunti magjike, që triumfuan në Kupën e Botës 20 vite më parë, pikërisht përpara tifozëve vendës. Më shumë 20 vite më parë, Franca shkatërroi në atë finale të madhe 3-0 Brazilin, për ta ngritur për herë të parë trofeun më të rëndësishëm në futboll.

Zinedine Zidane ishte “ylli” i padiskutueshëm i atij turneu, duke shënuar dy herë në finale. Ai mori përsipër të ndajë me ish-shokët e skuadrës ato kujtime të paharrueshme në një darkë ribashkimi.

Zinedine Zidane ka postuar këtë foto të Instagram, ku shfaqen protagonistet e asaj mbrëmjeje magjike për “Gjelat”.

(Nga e majta në të djathtë) Bixente Lizarazu, Lilian Thuram, Vincent Candela, Alain Boghossian, Laurent Blanc, Zinedine Zidane, Christophe Dugarry, Bernard Lama, Christian Karembeu dhe Bernard Diomed.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat