Liverpool-Napoli luhet akoma, gruaja e yllit të Liverpool tallet me Ancelotti-n dhe Mertens

Futboll

Liverpool-Napoli luhet akoma, gruaja e yllit të Liverpool tallet me Ancelotti-n dhe Mertens

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 00:31
Rebeca Taveres

Një disfatë që djeg, ajo që pësoi Napoli kundër Liverpool, që i la napolitanët në vendin e tretë në grup dhe i dërgoi në Europa League. Një humbje që dhemb dhe që, siç ndodh shpesh pas një humbjeje, shkakton reagime në të gjitha drejtimet. Nga njëra anë gëzimi i suksesit dhe i kualifikimit, nga ana tjetër zemërim dhe keqardhje për të eliminuarit.

Por ka edhe nga ata, të cilët janë në anën e fituesve, që e ekzagjerojnë dhe marrin hak në mënyrën më klasike, duke hedhur kunja. Bëhet fjalë për Rebeca Taveres, bashkëshortja e mesfushorit të të “Kuqve”, Fabinho. Taveres, shpërtheu në rrjetet sociale, duke përfituar nga rasti për ta ngulur edhe më thellë thikën në plagë dhe për t’u tallur me Mertens dhe Ancelotti-n.

Mesazhi – Në profilin e saj në Twitter, Rebeca ka marrë shkas nga dy tituj gazetash, që i referoheshin disa deklaratave të trajnerit të Napoli-t dhe sulmuesit belg, për të marrë hak personalisht: “Ja përse e dua këtë sport. Në çdo fushë të jetës njeriu duhet të jetë i heshtur dhe të presë. Duhet të jetojmë të tashmen dhe të festojmë fitoren”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat