La Liga pa derbi këtë javë

Futboll

La Liga pa derbi këtë javë

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 22:21
Foto ilustrim

La Liga nuk veçohet me derbi në fundjavë, me dy ekipet kryesore Barcelona e Real Madridi, që kanë kundër shtarë të lehtë, në letër.

Barcelona është mysafire e Levantes, në ndeshjen që luhet të dielën nga ora 20:45.

“Katalunasit” që janë lider me 31 pikë dy më shumë se Sevilla dhe Atletico Madridi, në këtë takim hyn pas barazimit ndaj Tottenhamit në Champions përderisa në ligë nuk din për humbje në katër ndeshjet e fundit.

Nga ana tjetër Levante, që është befasia e këtij sezoni, duke u renditur në pozitën e gjashtë me 22 pikë, synon të befasojë Barcelonën e favorizuar.

Në këtë takim nga minuta e parë pritet të jetë fantazisti shqiptar, Enis Bardhi.

Për këtë takim trajneri Valverde, nuk do të mund të llogarit në shërbimet e Malcomit, Umtit dhe Rafinhas, përderisa te Levante do të mungoj Samueli.

Në ndeshjen e fundit ndërmjet këtyre dy skuadrave Levante e kishte mposhtur Barcelonën me rezultat 5:4, në këtë ndeshje protagonist ishe Bardhi me dy super gola të shënuar.

Fitore do të kërkojë edhe Real Madridi në shtëpi, që synon të harrojë humbjen nga CSKA-ja e Moskës në Champions për të mbajtur hapin për titullin e kampionit.

Në “Santiago Bernabeu” presin rivalin lokal, Rayo Vallecano.

Atletico Madridi që nuk di për humbje në shtatë ndeshjet e fundit llogaritet favorit përballë Valladolidit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat