Arsenal dhe Tottenham po ndjekin me shumë interes paraqitjet e mesfushorit të Hoffenheim, Florian Grillitsch. Austriaku ka një kontratë deri në vitin 2021 me klubin nga Bundesliga, por edhe një klauzolë lirimi, shifra e të cilës ende nuk dihet. 23-vjeçari u transferua të Hoffenheim në vitin 2017 nga Werder Bremen, ndërkohë që në këtë sezon ka luajtur në 12 takime në Bundesligë, pa shënuar ende asnjë gol.