Ancelotti: Napoli do të fitojë tituj së shpejti

Futboll

Ancelotti: Napoli do të fitojë tituj së shpejti

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 16:11
Carlo Ancelotti

Carlo Ancelotti beson se Napoli ka mësuar nga eliminimi prej Ligës së Kampionëve dhe ka premtuar se së shpejti skuadra e tij do të fitojë tituj.

Napoli luan të dielën ndaj Cagliarit në kuadër të xhiros së 16-të në Serie A dhe sot Ancelotti ka dhënë një intervistë përpara lojës.

“Ne nuk jemi më në Ligën e Kampionëve, por jemi në një garë tjetër”, ka thënë Ancelotti pas eliminimit në Ligën e Kampionëve, ku tash e tutje do të vazhdojë në Evropa Ligë në fazën eliminatore.

“Ne do të tentojmë të bëhemi protagonistë në Evropa Ligë. Ne nuk duhet të shikojmë mbrapa tani”.

“Ambicia është që të jemi konkurrues në Itali dhe Evropë. Nuk mund të premtoj fitore, por ne dëshirojmë të jemi konkurrues dhe sfidues për të fituar tituj”.

“Nuk mund të ju premtojë fitore 100 për qind në këtë stinor, por ne së shpejti do të jemi në gjendje që të fitojmë diçka”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat