Tevez prapakthehu: Nuk tërhiqem pa fituar Libertadores

Futboll

Tevez prapakthehu: Nuk tërhiqem pa fituar Libertadores

Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 08:03
Carlos Tevez

Ndryshe nga sa kishte deklaruar, sulmuesi argjentinas Carlos Tevez ka vendosur të mos “varë këpucët në gozhdë”, por të vazhdojë të luajë edhe një vit. Me një mision të qartë: Të fitojë Kupën Libertadores. Sulmuesi do të veshë edhe për një sezon fanellën e Boca Juniors. Tevez e dha lajmin gjatë një interviste për “Radio La Red”, duke deklaruar se ka një llogari të hapur si me veten ashtu dhe me tifozët. Ka një obsesion që quhet “Kupa Libertadores”.

“Tifozët ëndërrojnë që të shkoljnë sërish në finalen e Kupës Libertadores dhe ta fitojnë këtë trofe, ashtu sikurse edhe unë. Unë nuk mund të tërhiqem nga futbolli pa e fituar edhe një herë tjetër këtë trofe, objektiv që është një mision për mua. Ndaj, do të luaj edhe një vit me Boca Juniors për ta arritur objektivin”, u shpreh Carlos Tevez.

Duket se finalja e humbur një javë më parë ndaj River Plate në “Superclasico” ka lënë pasoja te sulmuesi veteran argjentinas, që nuk dorëzohet. “Mund të tërhiqem dhe të shijoj jetën bashkë me familjen time, por vendosa të vazhdoj përpara, pasi mbi të gjitha unë jam një tifoz i Boca Juniors. E dua shumë këtë klub. Nuk e di edhe për sa kohë do të luaj, por di që kam ende shumë për të dhënë, si në fushë ashtu dhe në stol. Nuk do të heq dorë”, tha Tevez, tashmë 35 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat