“Jam i lumtur që u largova nga Barcelona, familja ime vuante atje”

Futboll

“Jam i lumtur që u largova nga Barcelona, familja ime vuante atje”

Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 10:08
Barça

Andre Gomes e ka pranuar se është shumë më i lumtur në Everton, pasi e kishte parë familjen duke vuajtur gjatë një periudhe të vështirë në Barcelonë.

Mesfushori portugez dështoi t’i përmbushë pritjet pas transferimit të majmë nga Valencia, megjithatë ai është duke e gjetur formën e tij në Merseyside, ku është i huazuar nga Barça.

“Koha ime në Barcelonë ishte e vështirë sepse nuk ndihesha i lumtur”, tha Gomes.

“I kisha disa momente të mira, por gjatë momenteve të vështira vuajta për babanë dhe nënën. Për mua ishte shumë e vështirë t’i përmbush pritjet, jo vetëm të tifozëve por edhe të miat”, shtoi ai.

“Nuk mundja t’i shihja prindërit duke vuajtur, por tani jam duke e shijuar futbollin përsëri”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat