Belotti:Të gjithë e panë atë që ndodhi

Futboll

Belotti:Të gjithë e panë atë që ndodhi

Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 14:40
Belotti nuk ka qenë aspak i kënaqur pas humbjes së pësuar në derbin kundër Juventus

Kapiteni i Torino-s, Andrea Belotti, nuk ka qenë aspak i kënaqur pas humbjes së pësuar në derbin kundër Juventus.

“Jemi shumë të zhgënjyer, sepse kemi luajtur një ndeshje të madhe, duke luajtur si të barabartë me kryesuesen e renditjes. Mendoj se është parë një Toto i madh”, ka thënë sulmuesi për “Torino Channel”.

“Tani duhet të përgatitemi për ndeshjet e ardhshme duke e bazuar te gjërat e mira që kemi bërë në derbi. Gjëja që duhet të përmirësojmë është finalizimi, duhet të ndjekim udhëzimet e trajnerit tonë”.

“Penalltia e mohuar? Imazhet flasin vetë, unë kam shkuar te topi para kundërshtarit dhe ndërhyrja e tij më ka bërë të humbas ekuilibrin. Është një penallti e pastër”, ka thënë Belotti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat