Shqiptari nënshtron ekipin e njohur evropian!

Futboll

Shqiptari nënshtron ekipin e njohur evropian!

Nga: Kemajl Goca Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 15:42
Florian Kamberi

Futbollisti nga Kosova, Florian Kamberi, me Hibernianin patën një ditë të madhe, e mposhtën me rezultat 2:0 kampionin në fuqi Celtic Glasgoun, në ndeshjen e javës së 18-të të Kampionatit të Skocisë.  Shqiptari me bashkëlojtarë nënshtruan Celtic-un dhe madje nuk e lejuan që të rikthehen në kreun e tabelës. Qysh në minutën e parë Vykintas Slivka kaloi në epërsi Hibernianin dhe Kamberi vulosi fitoren në 2:0 në minutën e 59-të. Kamberi u paraqit tërë takimin, dëshmoi lojë të mirë dhe ky ishte goli i pestë gjatë këtij kampionati. Celtic është në vend të dytë me 33 pikë, ka dy ndeshje me pak se lideri Kilmarnock (34) dhe Hibernian është në pozitën e tetë me 26.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat