(E plotësuar) - Askush si Xherdan Shaqiri. Pa dyshim se është si xhoker për trajnerin e Liverpoolit Jurgen Klopp. Kryefjala e ndeshjes ka qenë Xherdan Shaqiri! I mjaftuan 20 minutat e fundit “xhuxhit magjik” që ta shkatërroi Manchester Utd. Shaqiri shënoi dy gola dhe i siguroi fitoren Liverpoolit me rezultat 3:1 kundër Manchester Utd, në derbin e madh anglez të javës së 17-të.
Shaqiri si raketë, i pakapshëm nga “radarët” e Manchester Utd. Ai bëri lojë maestro, e shkundi dy herë portën e rivalit. Shaqiri ia përvëloi zemrën trajnerit të Manchester Utd, Jose Mourinhos. Askush nuk e besonte se Shaqa do ta vendos sfidën, sepse qëndrojë në bankë plotë 70 minuta. Aktivizimi i tij solli mrekullinë dhe shkatërrimin e Manchester Utd.
Në minutën e 24-të, Sadio Mane kaloi në epërsi Liverpoolin, Në minutën e 33-të, Lingard barazoi rezultatin 1:1. Pjesa e dytë dhe i ashtuquajturi Messi i Alepeve, Shaqiri futet në lojë dhe shkëlqen. Në minutën e 73-të, Shaqiri nga rreth 12 metra, godet aq fortë sa topi puth tërthorësen dhe futet në rrjetën e De Geas. Pas shtatë minutave (80’) Shaqiri i shpejt dhe me një goditje nga rreth 17 metra, shënoi eurogol dhe për 3:1.
Liverpooli kryeson me 45 pikë, ka një më shumë se Manchester City në vendin e dytë, kurse Manchester Utd është në pozitën e gjashtë me 26. Shaqiri deri me tash ka shënuar pesë gola dhe ka pesë me pak se Mohamed Salah që kryeson listën e shënuesve në Premier League.
Në minutën e 73-të, Shaqiri nga rreth 12 metra, godet aq fortë sa topi puth tërthorësen dhe futen në rrjetën e De Geas. Prapë Shaqiri, sërish shënon në minutën e 81-të dhe çmondon Manchester Utd, 3:1 pikërisht në minutën e 81-të. Djaloshi nga Kosova realizoi nga 17 metra.