Shifra e pabesueshme që i kushton Manchester United shkarkimi i Mourinhos

Futboll

Shifra e pabesueshme që i kushton Manchester United shkarkimi i Mourinhos

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 12:11
Jose Mourinho

Pas rezultateve të dobëta, Manchester United vendosi ta shkarkojë sot Jose Mourinhon.

Skuadra angleze është 19 pikë larg kreut të tabelës, por rrezikon edhe pjesëmarrjen në Champions League.

Shkarkimi i Jose Mourinhos do t’i kushtojë Manchester United 26.7 milionë  euro.

Drejtuesit e klubit kanë shkarkuar nga puna edhe dy trajnerët e mëparshëm, David Moyes dhe Louis van Gaal.

Në anën tjetër, Mourinho është përballur me shkarkim edhe tri herë të tjera gjatë karrierës së tij si trajner, dy herë është shkarkuar nga Chelsea, ndërsa një herë nga Real Madridi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat