Messi: Nuk e prisja

Futboll

Messi: Nuk e prisja

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 14:32
Messi: Nuk e prisja

Lionel Messi mori të pestën “Këpucë të Artë”, trofe që e shpërblen atë si golashënuesin më të mirë të Europës në sezonin e kaluar. Ylli argjentinas e mori çmimin nga duart e drejtorit të “MARCA”, Juan Ignacio Gallardo. Vetë Messi ishte shumë i përulur në fjalët e thëna, pas marrjes së trofeut: “Nuk e prisja gjithë këtë. Kur fillova të luaj, ëndrra ime ishte të bëhesha profesionist në futboll”.

Ai, gjithashtu, kishte fjalë falënderimi për shokët e skuadrës: “Më pëlqen puna, përpjekja dhe, mbi të gjitha, shokët e skuadrës. Jam në skuadrën më të mirë në botë, kam lojtarët më të mirë në botë te Barcelona dhe kjo e bën gjithçka më të lehtë, që unë t’i fitoj këto çmime”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat