Hoti në Gjakovë: Veprimtarinë zejtare do ta mbrojmë dhe do ta bëjmë pjesë të trashëgimisë kulturore

Gjakova

Hoti në Gjakovë: Veprimtarinë zejtare do ta mbrojmë dhe do ta bëjmë pjesë të trashëgimisë kulturore

Më: 28 janar 2021 Në ora: 19:15
Avdullah Hoti

Kryeministri Hoti vizitoi disa nga zejtarët e qytetit të Gjakovës.

“Zejtaria pasqyron kulturën tonë tradicionale të punës. Veprimtarinë zejtare do ta mbrojmë dhe do ta bëjmë pjesë të trashëgimisë kulturore të mbrojtur nga shteti.

Përgëzime të veçanta për këta zejtarë që me shumë sfida po i mbajnë gjallë këto veprimtari që janë të rëndësishme për kulturën tonë”, tha Kryeministri Hoti.

Ai theksoi se, zejtarinë e ushtrojnë vetëm njerëzit që punojnë me përkushtim dhe dashuri.

"Është kënaqësi e veçantë që në Gjakovë vazhdojnë të kultivohen profesione të ndryshme të zejtarisë", tha ndër të tjerash kryeministri Hoti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat