​Gjini në debatin me qytetarët: Gjakovën do ta kthejmë në qytetin më të mirë jo vetëm në Kosovë

Gjakova

​Gjini në debatin me qytetarët: Gjakovën do ta kthejmë në qytetin më të mirë jo vetëm në Kosovë

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 20:28
Ardian Gjini

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini sot ka mbajtur një debat me qytetarët e kësaj komune ku shpalosi disa nga projektet e tij që pritet t’i realizojë në mandatin e tij të dytë të cilin po e pretendon. Gjini i cili aktualisht është kryetar i Gjakovës kërkoi besimin e gjakovarëve pasi siç u shpreh po synon ta kthejë Gjakovën në një qytet më të mirë jo vetëm në Kosovë.

Ai para qytetarëve që ishin të pranishëm në këtë debat u shpreh se do të përmbyllë të gjitha projektet infrastrukturore por edhe atë të ujit të pijes.

Gjini: Do të vazhdojmë me i përmbyll rrugët dhe ujin e pijes

“Më kryesorja prej të gjithave është me mbajt vetëbesimin mos me pas luhatje në besim të qytetarëve atë që e thash të parën. Duhet me vazhdua me rritje të jetës sociale, kulturore artistike sportive përpos ekonomisë duhet me vazhdua duhet me insistuar në këtë sistem në këtë drejtim për shkak se për shkak se edhe kjo iu jep njerëzve vetëbesim njerëzve dhe iu bënë jetën më të mirë si në fshat dhe qytet. Edhe nëse këtë ritëm e ndjekim nuk ka gjë që e ndal Gjakovën. Tek pjesa e infrastrukturës patjetër që do të kemi me vazhduar me i përmbyll rrugët, me e përmbyll ujin e pijes edhe pse kemi bërë shumë pjesën përmbyllës e kemi kryer por duhet me e krye duhet me e përmbyll asnjë qytetar i joni nuk duhet me dal nga shtëpia në baltë. Jemi shumë afër dhe shpejt kemi me e përmbyll”, theksoi ai.

Si projektin më të madh të mandatit tij të ardhshëm katër vjeçar, Gjini e ka konsideruar projektin për Gjakovën e re që do të zhvillojë pjesën e Rezinave.

Ndërsa shtoi se synon edhe rehabilitimin dhe shfrytëzimin për turizëm edhe të lumit Erenik.

Gjini: Projekti më i madh do të jetë Gjakova e Re

“Tek projektet e mëdha më i madhi do jetë Gjakova e re pjesa e re e qytetit në Rezina e cila do jetë një kantier për shumë vite, kantier që do nxitë zhvillim edhe në fushat tjera dhe ata që mbajnë mend kantieret e mëparshme kanë qenë blloku i ri shembull ta marrim i cili ka mbajtur një pjesë serioze të ekonomisë së Gjakovës për një kohë të gjatë në lëvizjes përveç ekonomisë prodhuese. Do kemi edhe projekte të tjera që japin sharmë shembull ta marrim ju e keni çka ka ndodhur me Krenën, do ta vazhdojmë edhe Llukacin por e kemi lumin e tretë që është Ereniku i cili është konsideruar si lum i cili nuk është pjesë e zonës urbane deri tani por me shtrimin e rrugës ‘Bujaroka’ tani edhe Ereniku është pjesë e zonës urbane dhe çka do bëjmë aty vetëm në tavolinë e kam një projekte të madh që nënkupton rehabilitimin dhe shfrytëzimin edhe për turizëm dhe gjithçka tjetër të lumit Erenik”, tha ai.

Kryetari aktual i Gjakovës, Ardian Gjini para qytetarëve thotë se në katër vitet e ardhshme fokus do e ketë rehabilitimin e kanalizimit.

Gjini: Është jetike të punojmë në kanalizime

“Me ndërtimin e tranzitit të ri i cili është duke u punuar që shkon prej daljes për Prizren deri tek pika e zezë ana lindore është një zonë që do jetë ekskluzivisht zonë për ekonomi, por jo sikur zonat klasike që kanë menduar me i pas për shkak se tashmë Gjakova i ka po zhvillohen biznese në ato zona por do jetë koncentrim i bizneseve edhe rrit punën e atyre bizneseve dhe rrit edhe zhvillimin më të shpejt ekonomik sepse qasjen janë të lehta. Këto janë në plan të madh, do punojmë në kanalizime është jetike me hy në projekt të madh të kanalizimeve”, tha ai.

I pyetur nga qytetarët për hartën zonale, kryetari aktual i Gjakovës, Ardian Gjini tregoi se tashmë kanë arritur në draftet finale për projektin e hartës zonale.

Gjini: Zonat rezidenciale ruhen, zona qendër lejohet me u ndërtuar siç e lejon ligji

“Zonat rezidenciale të stabilizuara ruhen, zona qendër lejohet me u ndërtuar me kushte të cilat i parasheh ligji, tranziti lejohet me u shndërruar në një avenu të jashtëzakonshme, Rezinat janë një lagje e re komplet që është inkorporuar në këto dokuemente dhe zonat ekonomike, normal është përmendur aeroporti dhe këto zonat e mëdha të qarkullimit siç është rruga X dalja për Pejës kemi paraparë edhe disa pjesë që në të ardhmen mund të krijojnë disa dalje të reja që tash i bie në anën jugore prej zonës industriale në dalje për Prizren deri tek pjesa përfundi Bujarokës. Janë të parapara disa artiere që nëse ka me u paraqit nevoja ne mos me i pa si pengesë ligjore që ia shkaktojmë vetvetes”, theksoi ai.

Gjini derisa ka folur për qeverisjen e tij katërvjeçare tha se në shumë fusha në këtë Gjakovë ka pasur disa fishim të të hyrave të cilat kanë ndikuar pastaj në mirëqenies të qytetarëve.

Gjini premtoi edhe mbështetje në aspektin sportiv dhe kulturor për të rinjtë e kësaj komune, ndërsa u shpreh se duhet më shumë nxitje për gratë në vendimmarrje.

E për pensionistët kandidati i AAK-së për Gjakovën u zotua se do të ndërtojë një qendër ditore ku ata do të mund ta kalojnë kohën e tyre.

Ardian Gjini në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale është në garë me kandidaten e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat