KRU “Gjakova” rrit intensifikimin e bashkëpunimit me Komunën e Gjakovës

Gjakova

KRU “Gjakova” rrit intensifikimin e bashkëpunimit me Komunën e Gjakovës

Më: 9 mars 2022 Në ora: 10:27
KRU “Gjakova”

U.D i Kryeshefit Ekzekutiv nga KRU “Gjakova” Visar Hasi së bashku me menaxhmentin e ujësjellësit në një vizitë zyrtare me Kryetarin e Komunës së Gjakovës Ardian Gjini u dakorduan për vazhdimin e disa projekteve jetike për banorët e Gjakovës.

Furnizimi me ujë të pijes për fshatin Firzë, ndërrimi i gypit fi 250 në rrugën “Skënderbeu”, vazhdimi i Kolektorit të Parë nga Rrjeti u Ujërave të Zeza, këto janë vetëm disa nga projektet që së shpejti do të nisin realizimin si bashkë investim me Komunën e Gjakovës.

Në vazhdimësi KRU “Gjakova” do të sjelli të tjera investime të rëndësishme për të sofistikuar shërbimet e Rrjetit të Ujësjellësit dhe Kanalizimit!

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat