Vetëm një familje evakuohet pas vërshimeve në Gjakovë, flasin nga komuna

Gjakova

Vetëm një familje evakuohet pas vërshimeve në Gjakovë, flasin nga komuna

Më: 21 nëntor 2022 Në ora: 16:14
Foto ilustrim

Nënkryetari i Komunës së Gjakovës, Flamur Fetahaj për Klankosova.tv tha se vetëm një familje është evakuuar pas të vërshimeve të fundit.

“Është vetëm një familje që u evakuua në komunën tonë. Rrugës për te Reka e Keqe siç e quajmë ne, në lagjen “Shote Galica”, u raportua për bllokim total të një shtëpie, të cilën ekipet emergjente e çliruan dhe tanimë kjo familje po qëndron tek të afërmit e tyre”, tha ai.

Fetahaj tha se situata pas këtyre vërshimeve është nën kontroll ndërsa përmendi edhe një problem që e pati njëra nga shkollat e vendit pas reshjeve të mëdha të shiut.

Shkollat e vendit, ashtu si ditëve të tjera zhvilluan normalisht procesin mësimor. U raportua vetëm për një klasë të Shkollës së Mesme të Lartë të Mjekësisë që pati rrjedhje të shiut por që këta nxënës u bartën në klasën tjetër dhe nuk pati ndërprerje të mësimit”, përfundoi nënkryetari, Flamur Fetahaj.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat