„Ushtari Astrit Suli“ - një roman nga Arber Shabanaj - prolog - Bota Sot
„Ushtari Astrit Suli“ - një roman nga Arber Shabanaj - prolog

Gjermania

„Ushtari Astrit Suli“ - një roman nga Arber Shabanaj - prolog

Nga: Arber Shabanaj Më: 8 tetor 2019 Në ora: 17:39
Kopertina e librit

Unë në këtë roman interpretoi kuptueshëm përjetimet e mia të luftës dhe dua që ato ngjarje, „krejtësisht të pamaskuara“, pra muashtu siedhe kanë ndodhur, të ja sjellë lexuesit para syve. Këtu rrëfehet mbi përjetimet nga Lufta Çlirimtare e Kosovës, përgjatë periudhës së viteve 1998 deri më 1999.

    Sidomos ata, të cilët thurin urrejtje të pabaza dhe antipati kontraproduktive kundër shqiptarëve, ata që janë në gjendje, Shqipërinë, kështu e ashtu t‘a dojnë dhe të cilët janë të interesuar në faktet deri më tani fare pakë të ditura, i ftoi përzemërsishtë, të e lexojnë veprën time.

    Unë u përndjeka atëbotë nga dhuna e regjimit sllavë nga Kosova dhe ndodhesha në Gjermani, në kohën kur Lufta frontale në Kosovë shpërtheu, pra në siguri. Mirëpo nuk më lënte kurrësesi të qetë vetëdija e ime përsonale dhe kombëtare, nëse nuk do të mirrja pjesë - krahë për krahë me bashkëkombasit e mi -, në luftën çlirimtare.

    Për shkak të kualifikimit dhe përvojës time në sferën ushtarake - të cilat unë, sikurse edhe të gjithë kosovarët e tjerë, atëbotë gjatë shërbimit ushtarak dhe përsosjes së kualifikimit tim të mëtutjeshëm në armaten e agresorit i realizova -, mua m‘u desht të e kryejë detyren time si epror ushtarak, sa më mirë që ishte e mundur nën ato kushte, në mënyrë që ushtarët e mi, fare pakë apo hiqë të pregatitur, t’i mësoja dhe sa më mirë për frontin e luftës t’i pregatisja.

    Shumëçka na mungonte në luftë. Ne nuk ishim akoma me bukë dhe me ujë të furnizuar, e lëre më me pajisjen dhe mobilizimin e nevojshëm luftarak. Mirëpo të gjithë ne ishim të fokusuar në vendimin tonë të patjetërsueshëm - për një Kosovë të lirë -, të luftojmë kundër okupatorit.

    Në këtë vepër unë mundohem, që lexuesit të ja afroi të merë pjesë në mendimet dhe ndjenjat e mia si oficer, si përgjegjës i këtyre njerërzve të rinjë në moshë. Si një protagonist nga këta luftëtarë të guximshëm të lirisë, të cilët ishin nën besueshmërinë e komandës time, ju prezentoj ushtarin Astrit Suli.

    Ai e përbënte „pjesën tjetër“ të ushtarit, i cili kishte për detyrë të zbatoi urdhërat ushtarake dhe luftarake, siedhe njëkohësishtë të heroit të njëhershëm.

    Muashtu sikurse ai, edhe shumë të rinjë të tjerë, edhe jetën e tyre e lanë për çlirimin e atdheut të tyre dhe atë, nën kushtet më mizore, të cilat njeriu vetvetës mundet të ja imagjinoi.

    Në pjesën e parë të romanit tim e përshkruajë, se si unë - me dijen dhe vetëdijen time më të lartë - mundohesha, që bashkëluftëtarët e mi, për aktin e luftës, sa më mirë të i pregatisja.

    Në pjesën e dytë ja afori lexuesit ngjarjet e tmerrshme të luftës, nga vija e frontit, para syve. Nuk e kishim vetëm detyren herkulese që armaten e okupatorit -, e cila ne pothuajse në duar të veta na kishte - ta e luftonim, por ne edhe nga eprorët tonë më të lartë ushtarak u tradhëtuam, ata të cilët vetën e tyre si sindrom patollogjik me „komandantë“ e vetëtitullonin. Si pasojë, ç’do furnizim u pezullua dhe nuk u realizua dot. Si rezultat i asajë dukurie fort negative, luftëtarët e lirisë nuk kishin as se çfarë të hanin e as të pinin, përderisa, papralelishtë dhe në të njëjtë kohë, „komandantët“ e vetëçuajtur dhe analfabetë një jetë relativisht të mirë dhe të begatshme e kalonin.

    Disa ushtarë plagosen, besa duhet edhe jetën e tyre të e humbin, jo për shkak të sulmeve të papërballueshme të armikut, por prej garnatahedhjeve të vetë ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dhe jo se togu pëgjegjës i artilerisë atëbotë ushtarët e mi qëllimisht i granatonte-jo, jo kurrësesi. Duke e ditur se ne luftonim kundër armikut dhe jo kundër njëri-tjetrit. Por, meqenëse ai tog artilerie nën komandën e protagonistëve të porsacekur-pra të pakualifikuar ndodhej, atëhere ushtarët e artilerisë edhe i gabonin koordinatat dhe si pasojë i dëmtonin vëllezërit e tyre ushtarë.

    Unë e trajtoj si detyën time sublime, që këtë faqe, nga ajo luftë aq e tmerrshme, lexuesit të interesuar dhe vigjilent para syve të ja sjellë dhe përmes këtu edhe publikishtë të ja dëshmoi. Këtë unë jua kamë „me borxh“ atyre që e kanë mbijetuar luftën e sidomos atyre që ranë në luftë për liri - e në veçanshmëri familjeve të dëshmorëve. Prandaj ato ngjarje tronditëse e të tmerrshme të luftës, nxjerren nga të gjitha anët në sheshin e dritës dhe këto dokumentohen për botën pasuese.

    Kjo është një vepër e mrekullueshme, e cila përgjatë leximit shumë momente rrënqethëse e ndjenja të fuqishme me vete sjellë, poashtu edhe këtë apo atë njohuri sublime e kapitale e reprezenton! Unë i lejoi vetës time, që, këtë vepër nga unë, sejcilit në zemër të ja adresoi!

    Libri në fjalë është botuar në gjuhën Gjermane dhe mund të porositet përmes `buchhandel.de´ (Thalia, Amazon). Përzemërsishtë ju falemnderoi!

 

Der Soldat Astrit Suli

Roman / Neu

Arber Shabanaj

Taschenbuch

450 Seiten

ISBN-10: 169-5-86612-6

ISBN-13: 978-1695-86612-6

Verlag: Kindle / Independently published (28. Sptember 2019)

19,25 EUR

Erscheinungsdatum: 28.09.2019

Sprache: Deutsch

 

 

P.S.: Më lejoni që, në pika të shkurtëra, të ju afroi disa reflekse leximi provues, nga vepra e ime e sipërcekur:

 

    Ç’farë më brengosë shumë, është fakti se - edhe përmbi heroin e kombit, Astrit Sulin, i cili gjithë kohës, poashtu edhe në frontin e tmerrshëm të asajë lufte ushtari im ishte -, kandidatë të ndryshëm të imagjinuar e difuzë, i lejojnë vetës të fabulizojnë tekste, këto të cilat askund farën e së vërtetës nuk e kanë. Kështuqë një ish-ushtar i thjeshtë - këtë të cilin unë, me qëllimin për t’ja ruajtur jetën, në frontin e luftës, e mora, e bashkangjita dhe e integrova në strukturen e togut t‘im (në kontinuitet-të kompanisë t’ime) të luftës, këtë ushtarë, të cilin e kishte braktisur „komandanti i vetë i shpifur“ atëbotë, sepse atë e kishte marë gjumi në bjeshkët e Pashtrikut, meqenëse edhe alkoholi i tepruar e ka bërë të vetën -, i lejon vetës së vetë, të thurë e të botojë në gazetë legjenda e informacione shumë të pavërteta përmbi princin e guximit, përmbi zotëriun e ndjerë, përmbi heroin A. Sulin!

    Popujt që kanë traditë shtetëformuese nuk e kishin toleruar të pavërtetën e atillë. Shtetet kompakte, në të cilat respektohet ligji dhe regullat ligjore, me siguri se trillimet e atilla shumë të pavërteta, evazive, do të i kishin paditur dhe përndjekur penalishtë. Sepse heroi i bukur e fort i guximshëm, Astrit Suli, ka vuajtur shumë më tepër nga disa `shqipfolës me prejardhje kosovare´, sesa nga vetë armiku.

    Kështuqë unë, si epror i parë dhe më i afërmi i Astrit Sulit, nga fronti i asajë lufte të egër dhe të kobshme, themeloi dhe dëshmoi - me dijen dhe vetëdijen t’ime më sublime, me përvojen luftarake dhe kualifikimet e mia ushtarake dhe duke u bazuar në arkivin-sekretin ushtarak nga fronti i luftës -, më sa vijon; se heroin e madhë të sipërcekur, shumë më tepër e kanë dëmtuar `komandantët analfabetë e të shpifur, shqipfolës, me prejardhje kosovare´, sesa vetë armiku i përbetuar shka këtë arriti ta e bëjë. Dhe ju apeloi të gjithë atyre „kriminelëve të lapsave e të tavolinave“, që të pushojnë tanimë menjëherë me gënjeshtra dhe fabula, të mos e etiketojnë e ofendojnë ish-luftëtarin t’im, heroin Astrit Sulin. Ai nuk është i vdekur, meqenëse jamë unë gjallë.

    Dhe ju siguroi, se nuk do të heshtë më, por do t’ju kundërvihem protagonistëve të atillë (të cilët agojnë si hije të zeza, apo si `këpurdhat e helmueshme mbas rrebeshit´), të cilët i japin vetës së vetë të drejtën, besa edhe emrin t’im të e cekin nëpër shënimet e tyre me gabime të panumërta gjuhësore dhe me drejtëshkrim deformues kontraproduktiv. Të e lejnë intrigën e shkrimit dhe të pushojnë menjëherë me turpin e tyre dezinformativ të deritanishëm. Ata të cilët e kanë „parë luftën nga transheja e tyre“, të cilët as kokën nuk mundnin të e ngrisnin lartë, nga paniku e papërvoja ushtarako-luftarake, të cilëve unë ju shpëtova prapan… e edhe jetën… Të atillët e kanë marë sot -, në emër të anarkisë, të forcës e të korrupcionit - të drejtën të raportojnë nëpër portale e gazeta të pafajëshme, përmbi atë akt kapital lufte, të cilin në t‘vërtetë s’e kanë parë dhe nuk e kanë kuptuar fare. Do të bëjë ç’mos, që ta e ruajë dinjitetin dhe integritetin e luftëtarit t’im të lirisë siedhe atë t’imin personal.

Në vazhdim i gjeni argumentet, të thurura në pika të shkurtëra:

    Unë çuhem Arber Shabanaj dhe isha eprori i parë-kryesorë-direkt dhe i autorizuar - në vijen dhe frontin e Luftës së Kosovës -, i heroit të rënë në luftë, për lirinë e Kosovës, i Astrit Sulit.

    Nga këndi, apo nga perspektiva e veteranit të luftës, unë juve ju dëshmoi dhe cementoi, se `lufta´ -, si term, si konflikt i armatosur dhe i tmerrshëm brutal - është akti më i kobshëm, të cilin faktori njeri ndonjëherë e themeloi. Populli Shqiptar nuk e pati të drejtën, të e zgjedhë simetrinë e rrethimit kufitarë me popuj të kulturuar dhe paqedashës, siç janë Hollandezët, Belgët, Zviceranët e tjerë. Sepse këtë neve na e imponoi automatikishtë dyndja e madhe e popujve. Kështuqë kur një popull i shtypur, siç është populli Shqiptar, ka në kufinjtë e tijë një popull ekstrem radikal dhe tejet uzurpues, siç është populli `Sllav´, atëhere shpeshherë imponohet edhe konflikti i armatosur.

    Në luftë unë shkova me vetëdëshirë dhe atje agova dhe reagova si eprorë ushtarak i kualifikuar. Në Gjermani unë të gjitha i pata. Por vetëdija e ime personale dhe kombëtare dhe vetë talenti im në sferën ushtarake, më drejtuan për në frontin e luftës. Kur Lufta e Kosovës dhe akti im i luftës u krye, unë u ktheva mbrapa, në Gjermani, aty ku edhe isha i vendosur. Nuk jamë unë nga ajo specie e atyre individëve, të cilët me fanatizëm dhe dëshirë të flaktë, veten e tyre me „komandantë“ e titullojnë! Pjesa dërmuese e të cilëve morën pjesë në „luftë kundër plazhit të Durrësit“ e „kundër klubeve të Tiranës“. E në kohën e paqes, në emër të ligjit të dhunës-të t’fortit pra, jua morën popullatës edhe kafshatën e gojës. Në fakt Kosova ka akoma më tepër „komandantë“, sesa fabrika! Përderisa Hamburgu, si qytet, i ka afër 1.800.000 banorë, e Kosova e tejvuajtur - si shtet para së gjithash -, as aq banorë nuk i ka!

    „Uji i qetë është i thellë“. Unë deri më sot kamë heshtur fare, sepse nuk deshta të bie në atë nivel të ngjashëm tejet të ulët me ata protagonistë, të cilët manipulojnë historiatin tonë të ndriçueshëm kombëtar. Mirëpo tani e verifikoi si fort të doemosdoshme, të ju themë atyre „kriminelëve të lapsit“-MJAFT MË! Sepse patjetër se edhe „e vërteta është bija e vetme e kohës…“

    Kështuqë tërë kohës më brengosnin shumë disa dezinformacione të kohërave të kaluara. Prandaj ju lutem më lejoni, vetëm pesë fakte në detaje të ju dëshmoi:

1. Në tekstin jashtëzakonisht të pavërtetë, dezinformativ dhe skurril të portalit të ashtuçuajtur „Pashtriku.org.“, nga data 29.05.2018, ceken emrat e gabuara të sanitetëve, të cilët heroit të rënë, Astrit Sulit, ndihmen e parë ja paskan afruar. Sanitetët e vërtetë të heroit të cekur ishin Sevdija, Shkurta, Shehidja dhe Shemsiu (ish ushtarë-luftëtarë të mi, të cilëve unë vetë atë detyrë jua përcaktova dhe jua besova). Përgjatë rrjeshtave të atijë teksti kleptoman, ceket poashtu, se Astriti ju paska drejtuar dikujtë me citimin: „Drenicë“! Kjo është tejet qesharake, prej vetë faktit, se heroi i sipërcekur ishte me një nivel të lartë inteligjence i begatuar. Kështuqë ato pseudonime fort të cekëta, joedukative dhe të pacivilizuara - siç janë „Drenicë“, „Gjakovë“, „Ujmirë“, e tjera, me të cilat po u emërtoka bashkëbiseduesi - nuk përshtaten, por bijnë në konflikt me profilin e mrekullueshëm të heroit, prandaj si të pavërteta hidhen poshtë dhe anulohen kategorikishtë.

2. Në kuadër të atijë teksti në fjalë, janë të publikuara edhe disa fotografi. Para së gjithash fotografia në diten me Diellë, kinse me heroin fort të guximshëm - të rënë në luftë për liri -, me Astrit Sulin në të. Përderisa i madhi hero, aty rreth orëve të darkës, pra në errësirë ka rënë dhe assesi gjatë ditës. Perpos kësajë, ajo saniteteja e imagjinuar në fotografi, është duke u zgërdhirë, thuajse të ishte në dasmë! Poashtu edhe personi i shtrirë, i cili duket në fotografi, nuk ngjanë i vdekur, por e shumta i plagosur. Njëkohësishtë në prapaskenë dallohen protagonistë të tjerë, të cilët janë të shtrirë apo qëndrojnë ashtu në këmbë, pa asnjë angazhim, thuajse të ishin diku në ndonjë piknik dhe jo kinse në frontin e luftës! Këto skena të shtjelluara në detaje, e imponojnë lexuesin të e krijoi bindjen, se ngjarja mund edhe të jetë e imagjinuar përgjatë ndonjë gjirimi fort të cekët filmik, regjisori i të cilit edhe një njeri tejet i ulët mundet të jetë. Për të u orjentuar më mirë, shumë të nderuar lexues vigjilentë, fotografinë e porsa definuar e kamë shënjuar me numrin „1“. Turpi i intrigës së tekstit të botuar në portalin e sipërcekuar, delë në fotografitë poashtu të shënjuara me numrat „2“ dhe „3“. Në fotografinë me numërin „3“, heroi Astrit Suli bartë një „mjekërr“ të përshtatshme pedante. Poashtu edhe në fotografinë nën numërin „2“. Në fotografinë me numër „2“ shihet kjartë para së githash komandanti i Togut të I-rë (të Brigadës 128-Pshtriku), Arber Shabanaj (unë pra), bashkë me luftëtarët e asajë lufte. Në mes të tyre, Bujar D., Shemsi T., Shkelzen A., Astrit Suli, e të tjerë. Në fotografinë numër „2“ e kamë theksuar vetën time dhe heroin e kombit, Astritin, me një formë gjeometrike, apo paralelogram, në mënyrë që ju këto të dyja më mirë të i spikatni. Në këtë fotografi shihem unë, Arber Shabanaj, ai i cili pra me duartë e tija e formoi simbolin e flamurit kombëtar, simbolin e shqiponjës tonë. Astriti mbanë në dorë armën e tijë automatike, personale, të luftës. Poashtu në këtë fotografi dallohet Astriti fort mirë, me „mjekërren“ e tijë karakteristike. Përpos kësajë, heroi Astrit Suli -, sikurse edhe pjesa dërmuese e luftëtarëve atëbotë -, kishte të veshura rrobet e Ushtrisë Gjermane (die Uniform der deutschen „Bundeswehr“). Kurse protagonisti (ndoshta „i falsifikuar, i teatrit me hile“) në fotografinë numër „1“, nuk i bartë kurrësesi rrobet e Astrit Sulit, por i ka të veshura rrobet e një armate krejt tjetër. Neve atëbotë na mungonin me ditë të tëra, ato ndër më elementaret, siç janë; uji, buka dhe municioni. E lëre më të i kemi pasur mundësitë, përgjatë manifestimeve të tmerrshme të asajë lufte, edhe garderobat permanent të i ndërronim! Një palë veshëmbathje i kishim më, sejcili nga ne.

3. Protagonisti i shtrirë në fotografinë e porsacekur, as „mjekërren“ simpatike dhe karakteristike të heroit nuk e ka dhe, sidomos fizionominë e atijë jo se jo. Përderisa paralelishtë nën ato çaste të tmerrshme zhvillohej `Ofenziva e 3-të e Pashtrikut´. Kështuqë mua, si epror i njësitit të cekur, në vijen e frontit të luftës, më është dashur mbi 120 metra të zvarritem - sa më shpejt që ishte e mundur nën ato kushte luftimesh të tmerrshme -, për të mbërrirë tek i ndjeri dhe për t’ia mbyllur sytë Astritit. E si paskan mundur të bëhen fotografitë e atilla të imagjinuara, nën kushtet e cekura? Pos tjerash, individi i fotografuar aty nuk i ngjanë kurrë Astrit Sulit. Sepse heroi i kombit ka ndërruar menjëherë jetë, kurse aktori i „turpit“, në „panoramen e sajuar“, është akoma i gjallë…! Ju lutem krhasojeni edhe ju vetë, shumë të nderuar lexues vigjilent. Dhe nga këndi neutral, me siguri se ju, në vazhdim, e shtroni pyetjen tuaj krejtësishtë legjitime; se vallë kaq lehtë po u manipulokan historia kombëtare dhe dinjiteti, integriteti dhe sovereniteti i heroit të kombit?! Dhe për çfarë të bëhen (kinse) ato fotografi me një dëshmor të rënë në luftë?! Fotografitë e atilla të shpikura janë pra turpërisht të botuara nëpër portale diskutabile dhe joserioze të Internetit (TURP)!

Të dashur lexues, njerëz të drejtë dhe jopartiak, këto janë argumente në detaje të kuptueshme dhe eksplicite, të cilat neve na dokumentojnë, se i pandehuri i tekstit të turpshëm, të kryqëzuar -, i cili në portalin e ashtuçuajtur „Pashtrilku.org“, më datë 29.05.2018 u botua -, aspak afërsi e miqësi me heroin Astrit Sulin nuk kishte. E lëre më të i posedoi autorizimet për të e kuptuar frontin e porsacekur të `Tmerrit´, Frontin e Pashtrikut dhe, si pasojë e asajë, të e fitojë të drejtën, të formuloi komente tejet jotëdrejta dhe difuze. Unë nuk dua që të pandehurin e tekstit, Sheiton S., si një njeri të keqë të e definoi. Ndoshta këtë e ka detyruar, apo imponuar ndonjëri nga protagonistët e sipërcekut të tmerrit, që të e thurë dhe botoi atë text fort të pavërtetë dhe të pajisur me energji negative. Më vjen keqë, se protagonistët tejet të pandërgjegjshëm, sot e asajë dite, botojnë artikuj primitivë dhe, me një reformë të atillë kontraproduktive, ja ofentojnë inteligjencën masës së gjerë popullore. Përkundrazi, edhe individët e „akteve të tmerrit“ duhet të e kuptojnë, njëherë dhe përgjithmonë, se populli Shqiptar nuk është më analfabet dhe i shtypur akoma nga thundrra e kolaboratorëve dhe e komunistëve katilë - atyrëve, që për fat të keqë, edhe në ditën e sotme ju lejohet të jenë aktivë -, të cilët pupullit Shqiptar „ja shesin sapunin për djathë“! Por pupulli ynë ështe i ngritur, vigjilent, i shkolluar dhe, poashtu se historia e kombit tonë tani e tutje nuk flitet më vetëmse gojarishtë, por kjo dokumentohet edhe me shkrim-FALË ZOTIT! Tekstin e sipërpërmendur e kamë regjistruar si PDF, poashtu edhe si „Link“, në mënyrë që ju të e analizoni, ekspertizoni dhe njëherit edhe ju vetë për këtë të bindeni. Poashtu edhe fotografitë e sipërcekura, janë në formatizim-fotografishë të regjistruara, këto të cilat unë me numrat identifikues i shënjova dhe të cilat ju në vazhdim i gjeni.

4. Komandant Arber Shabanaj nuk është tërhequr nga lufta. Meqenëse kapitulloi logjistika dhe ç’do furnizim i doemosdoshëm i luftës dështoi (ngelëm pa municion, 4-ditë pa bukë dhe 2-ditë pa ujë), na u dha urdhëri të tërhiqemi që të gjithë: Pra unë, Ahmeti, Isa A., Avniu, siedhe Fazli B. Para së gjithash, jua rikujtoi atyre pëgjegjësve jokompetent, të cilët ndoshta akoma vuajnë nga „sindrromi i harresës“, se edhe unë, në betejat e Pashtrikut, u plagosa lehtë dhe se unë poashtu me një infektim akut të mushkërive -, i cili kurim mjekësor urgjent kërkonte - intenzivisht i ballafaquar isha. Këto i dëshmojnë vizitat e mia të menjëherëshme mjekësore, sikurse në repartin e rëndomtë mjekësorë të frontit të asajë lufte, poashtu edhe vizitat e vazhdueshme nëpër spitalet pasuese. Absolut e vërtetë është, se porsa mua më u desht të i çasem shërimeve preventive mjekësore dhe të i respektoi ato, trupat e UÇK-së, të cilat vepruan bashkë me mua në frontin e luftës, asnjë milimetër më nuk arritën të reagojnë në sferën luftarake. Meqenëse në prag të kësajë, Lufta e Kosovës kështu e ashtu vetëmse kishte përfunduar dhe unë misionin tim të luftës me nderë, krenari dhe respekt të gjithëanshëm e realizova. Fakt është, se me ato suksese të luftës, të cilat unë me luftëtarët e mi i arrita, mburren sot e asajë dite të tjerët, besa edhe ata të cilët frontit dhe betejave të asajë lufte as aromën vdekjeprurëse nuk ia kishin shijuar…! Kështuqë trupat e porsacekura, më pastaj, vetëmse aguan në tokën shqiptare, në tokën e Shqipërisë pra dhe, se ato asnjë sukses të ardhshëm më dot nuk e arritën.

5. Heroi Astrit Suli ka vuajtur tmerrshëm nga pseudo „komandantët“ difuzë kosovarë në ushtrimoren e Burrelit të Shqiperisë. Dhe në frontin e luftës, mu në atë ditë kur dëshmori Astrit Suli ndërroi jetë, ushtarët e mi-bashkë me mua, i kishim 4-ditë mbrapa neve, qëkurë nuk kishim ngrënë dhe 2-ditë pa pirë fare. Përderisa të vetëçuajturit „komandantët“ Ruzhdi S., Ilmi K., Pjetër Sh. e tjerë, piçnin soxhuk të Kosovës, pinin raki rrushi e qumësht bagëtishë, flinin në kullën dykatëshe dhe shihnin televizor, matanë kufirit, pra në Shqipëri. Këta të fundit, ishin të armatosur deri në dhëmbë me armët më moderne dhe ruheshin nga një tog e gjysëm ushtarësh (diku mbi 48 veta), nga togu i `POLICSHKISË´ së atëhershme ushtarake. Dhe nga kushë ruheshin? Nga vetë ushtarët e UÇK-së, për padrejtësirat dhe terrorin, të cilat këta mbi ushtarët e vetë, fare të pambrojtur - sikurse në Burrel, poashtu edhe në buzë të frontit të luftës, në kufirin me Kosovën pra -, i aplikonin. Kështuqë protagonistët e porsacekur, i uzurponin me ligjin e dhunës armët moderne, jua ndanin bukën dhe ujin luftëtarëve të lirisë, pëderisa ish-ushtarëve të mi ju duhej me armë defekte dhe me barkun tejet të zbrazët në vijen e frontit të luftës burrërishtë të përballoheshin…! Në Burrel e trajtonin të ndjerin Astrit - sidomos pseudo „komandantët“ e shpifur kosovarë me prejardhje nga Drenica -, si „agent grek“, gjegjësishtë si „agent serb“ dhe donin ta e eliminonin mbas shpine. Shumica e ofendonin me: „hajt mara rrebeli i Shipnis“, „hajt mara grek, mara grekofill“, „ti as shiptar mara s’je, hej!!!“, e tjera, e tjera! Këto janë ato dukuritë negative, që janë prezente tek shtresa shkurtëpamëse (pra jovigjilente) e popullit tonë: Kjo shtresë, e cila e urrenë dhe e shkatërronë talentin e vetë, sepse është mësuar të udhëheqet dhe të shtypet nga dora e të huajit. Unë ja kamë ruajtur frymën Astritit, se vërtet ka qenë më trim, më atdhetar, fort më i zgjuar-intelligjent edhe më i bukur se pjesa dërmuese e kosovarëve. E kuptoj, se mediat e pandërgjegjshme, botojnë edhe gënjeshtra edhe intriga. Se ato janë të imponuara ndoshta të i bëjnë reputacion heroit të kombit, ish luftëtarit tim, Astrit Sulit. Duke u munduar kështu „të pastrojnë fekaliet me urinë“ (më falni për shprehjen ju lutem), meqenëse e kanë „mizën nën kësulë“-duke u bazuar në faktet dhe dëshmitë e sipërcekura, në lidhje me padrejtësitë e mëparëshme të emërtuara. Kështuqë, mua do t’më viente shumë mirë, nëse do të komentohej edhe mbi ish kolegun tim epror nga ajo luftë fort e tmerrshme, mbi heroin Safet Pecin. Simbas mendimit tim, vepra e heroit të guximshëm, Safet Pecit, nuk ç‘mohet ashtu siç është merituar të ç‘moheshe.

    Kjo është faqja reale e luftës, shumë te nderuarat zonja dhe shumë të nderuarit zotërinj.

    Simbas mendimit tim, është koha që njerëzit të i lejnë më, njëhere dhe përgjithmonë, dezinformacionet dhe intrigat, se janë afër të 50-tave e besa edhe më të moshuar. Mjaft më u mburren ata, të cilët nuk e meritojnë, me veprat dhe gjakun e të tjerëve, i cili u derdh i pafajshëm.

    Kështuqë nëse doni vërtetë të e dini, se kushë e ka bërë Luftën në Pashtrik dhe kushë arriti të i korrë sukseset sublime nga ajo luftë, atëhere drejtohuni ju lutem zotërinjëve, më sa vijon:

1. Abdurrahman Nezifi-alias „Komandant Bugari“, 2. Vëllau i „Kom. Bugarit“, 3. Arsimi, 4. „Fexhi“ dhe 5. Ahmeti-që të pesët me prejardhje nga Podujeva.

1. Florim Kurti, 2. Faton Gashi (luftëtar tepër i denjë, shet mallëra të rëndomta në treg, në vëndse të e posendonte një post që e meriton) dhe 3. Samedin Shala-që të tre nga Prishtina.

1. Shlezen Ahmeti-nga Mitrovica.

1. Bujar Durguti-nga Rahoveci.

1. Ferat Alushaj-nga Peja.

1. Qemal Zeqiri (i plagosur, invalid i luftës)-nga Gjilani, …e të tjerë. Pra këta janë e vërteta mbi Frontin e Pashtrikut, këta janë suksesi i luftës, janë Pashtriku dhe janë vetë Astrit Suli.

    Sidomos Ahmeti, Arsimi dhe vëllau i „Kom. Bugarit“ ju informojnë në detaje, se kushë i plagosi luftëtarët e lirisë në Frontin e Pashtrikut; thërmijat e granatave të hedhura nga togu i artilerisë së UÇK-së, apo `shkijet´…Poashtu edhe mbi rrethana të tjera, e tjera...

    Pra luftëtarët e vërtetë-të denjë të luftës, të cilët sot, për fat të keqë, as nuk i çmon e as nuk i pyet askushë. Këta janë masa e vuajtur, masa popullore. Këta e bartin barrën e së vërtetës mbi supet e tyre dhe kanë frikë të e rrëfejnë realitetin. Këta duhet të pyeten përmbi zhvillimin real të ngjarjeve në luftë e jo të vetëemërtuarit „komandatët“. Thuajse paska luftuar `shkau´ i tërbuar kundër komandantëve e jo kundër ushtarëve të ndjerë, të cilët nuk patën të drejtë as të jenë të rinjë dhe ata që janë sot gjallë, vuajnë për kafshatën e gojës. Përderisa „komandantët analfabetë“ i kanë tre hotele në Skenderaj, në Gjakovë e në qytete të tjera të Kosovës, besa e ndërtojnë shtëpinë e vetë përmbi kanalizimin e fqinjit të tyre, sepse e kanë forcën, e kanë grupacionin, anarkinë dhe korrupcionin e shtetit të dobët me vete, i kanë armët, të cilat i fjetën kundër `shkaut´, që t‘i ruajnë kundër shqiptarëve të tejvuajtur.

    Në veprën time, unë, i kamë cekur padyshim në detaje të vërtetat e pathëna, të cilat kanë ngelur në pluhurin e harresës.

    Sepse lufta kundër harresës duhet fitur, shumë të çmuarit lexues. Dhe kushë e fiton luftën kundër harresës, e ka fituar njëkohësishtë edhe luftën kundër deformimit të ngjarjeve dhe edhe atë kundër përsëritjes së gabimeve të ngjashme historike…!

    Ju falemnderoi shumë nga zemra, për ç‘do përkrahje pozitive dhe interesim progresiv, të cilat ju veprës time dhe personit tim ja reprezentoni dhe ja afroni. Unë isha eprori i heroit të madhë, i Astrit Sulit. Prandaj askushë më mirë se unë nuk e njihte dhe as më të afërt se unë atë nuk e kishte. Ju falemnderit!

    Me respekt sublim para personaliteteve tuaja, ju përshëndes ngrohtë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...