Kosova merr 10 milionë euro hua nga BERZH-i, për trajtimin e ujërave të zeza në Gjilan - Bota Sot
Kosova merr 10 milionë euro hua nga BERZH-i, për trajtimin e ujërave të zeza në Gjilan

Gjilani

Kosova merr 10 milionë euro hua nga BERZH-i, për trajtimin e ujërave të zeza në Gjilan

Më: 9 maj 2019 Në ora: 16:04
Foto ilustruese

Impianti i ri i trajtimit të ujërave të zeza i financuar nga BERZH-i do të ndërtohet në qytetin e Gjilanit dhe do të përmirësojë standardet e kanalizimit për mbi 100 mijë qytetarë dhe do të ndihmojë në reduktimin e ndotjes së lumenjve të Kosovës.

Sot në Sarajevë gjatë mbledhjes vjetore dhe forumit biznesor të BERZH-it, Presidenti i BERZH-it, Suma Chakrabarti dhe Ministri i Financave i Kosovës, Bedri Hamza nënshkruan një marrëveshje për një hua prej 10 milionë eurosh për kompaninë rajonale të ujësjellësit Hidromorava - ndërmarrje shtetërore e shërbimeve publike. 

Projekti do të përfshijë ndërtimin e një impianti të ri të trajtimit të ujërave të zeza si dhe rehabilitimin dhe zgjerimin e rrjetit të ujërave të zeza në Gjilan dhe komunitetet fqinje. Projekti do të bashkë-financohet me një kredi sovrane të Bankës Evropiane të Investimeve deri në 10 milionë euro. Një grant i BE-së nga Korniza e Investimeve në Ballkanin Perëndimor (ËBIF) do të mbështesë përgatitjen dhe zbatimin e projektit.

Kosova vuan nga mungesa e investimeve të konsiderueshme në infrastrukturën e ujit dhe ujërave të zeza. Në Gjilan, shumë industri shkarkojnë mbeturina të patrajtuara direkt në rrjedhat dhe degët e lumenjve Morava dhe Mirusha, të cilat përfundimisht derdhen në Danub, ndërsa familjet në zonat rurale shkarkojnë ujërat e zeza direkt në përrenj.

Projekti do të lidhë së paku 3,000 shtëpi në impiantin e trajtimit të ujërave të zeza dhe do të përmirësojë dukshëm standardet e kanalizimeve për më shumë se 100 mijë qytetarë të rajonit të Gjilanit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...