Në Gjilan shtrohet Darka e Lamës, Haziri thotë se po e vazhdon traditën e ish-presidentit Rugova

Gjilani

Në Gjilan shtrohet Darka e Lamës, Haziri thotë se po e vazhdon traditën e ish-presidentit Rugova

Më: 25 tetor 2019 Në ora: 19:26
Foto nga vendi i ngjarjes

Të premten në Gjilan është organizuar Darka e Lamës.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka njoftuar organizimi i saj vjen si vazhdim i traditës së ish-presidentit Ibrahim Rugova, i cili të njëjtën e organizonte në kryeqytet.

Ndonëse kjo darkë nga ish-presidenti Rugova organizohej në Prishtinë, presidenca nuk ka dhënë shenja që do ta vazhdojë traditën e organizimit të kësaj darke në kryeqytet.

I pari i gjilanasëve, Lutfi Haziri, tha se po e vazhdojnë këtë akt falënderimi, si traditë që e la presidenti historik, Ibrahim Rugova.

“E premtja e fundit të tetorit në kalendarin e shqiptarëve shënon përfundimin dhe mbjelljen e bereqetit, shtrimin e sofrës së Darkës së Lamës. Këtë na e la trashëgimi presidenti Rugova dhe ne në Gjilan asnjëherë nuk e kemi lënë anash. Ka qenë vit i thatë për Gjilanin, pasi jemi njëri prej regjioneve që po e vuan thatësinë e ujit, por ka qenë vit i bereqetshëm sa i përket të mirave dhe begatisë, falë punës dhe djersës së njerëzve që e punojnë tokën dhe jetojnë prej saj. Ata i dhanë dimension zhvillimit lokal ekonomik sepse bujqësia mbetet promotori kryesor i zhvillimit”, tha Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat