Atëdhetarit Rexhep Berisha ia dha lamtumira e fundit

Gjilani

Atëdhetarit Rexhep Berisha ia dha lamtumira e fundit

Më: 30 qershor 2017 Në ora: 15:04
Akademi komemorative për atdhetarin Rexhep Berisha

(E plotësuar) - Atëdhetari Rexhep Berisha ishte model se si duhet ecur në rrugëtimin tonë, pasi ai ishte nga një familje që i dha emër Kosovës.

Kështu u tha në akademinë komemorative kushtuar babait të Heorit të Kombit, Nuhi Berishës.  Aty u tha se të gjithë ata që e kanë njoftur Rexhep Berishën, duhet ta kenë për nder që të jetojnë me kujtimin për të.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri me këtë rast ka thënë se janë të vegjël para veprës së Rexhep Berishës.

Haziri: Jemi të vegjël para veprës së tij

“Sot nuk bartim asnjë lloj përgjegjësie, sot nuk e kemi asnjë lloj titulli, sot nuk kemi asnjë lloj autopriteti , përball një burri, një njeriu çfarë ka qen axha Rexh. Jemi të vegjël para veprës së tij, para shtati të tij, para fjalëve të tij që i la dhe që na prekin gjithmonë sa herë që e kemi takuar në mërzit e tij, në gëzimet e tij, në festat e përbashkëta, në rrugë, xhami, manifestime politike, kulturore....Sot i japim lamtumiren e fundit për t’i thënë faleminderit shumë baca Rexh. Faleminderit shumë për krejt atë çka na ke dhënë për 95 jetë...Prishtina e ka borxh me ia lënë mbiemrin kodrës së trimave, Prishtina është emëruar në korën e trimave me sinonimin e çlirimit të Rexhep Malës e Nuhi Berishës ”, tha Haziri.

Kurse, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ish komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj tha se të ndahesh nga njerëzit që ke vlerësim për ta nuk është e thjeshte dhe e lehtë.

Haradinaj: Kujtimin për të duhet ta mbajmë gjithë jetën

“Mu nda prej njerëzve që ke vlerësim të madh për ta, nuk është aq e thjesht, edhe të provosh ta thuash pak fjalë kur ndahesh është shumë zor. E krahasoj ndarjen e sotme, me ndarje me burra të çmuar, me burra të zotë, me ata që ma kanë bërë mua të lehtë t’i them vetes shqiptar. Sot mund të them që po ndahemi prej një shqiptari me të vërtetë model, modelin e të cilit secili prej nesh mund ta marrë me vete në rrugën tonë të jetës. Kur e kam takuar dhe kam biseduar me bacën Rexh, kam mujt me marrë me mend, pasi se kam njoft vet, kush është Nuhi Berisha, ashtu kur kam taku bashkëluftuar të zotë, e kanë rënë ata në fushëbetejë, kam mujt me i marrë me mend prindërit e tyre, kush janë ata, si janë... Pra, Gjilan jemi të nderuar, që në rrugëtimin tonë, jetën tonë, që kemi mbërri deri sot, kushdo që e ka pas rastin me bashkë rrugëtuar me bacën Rexh, e kemi për nder me e mbajt këtë kujtim gjatë gjithë jetesë s onë. Familje vërtetë jeni e nderuar, familja Berisha. Lavdi e përjetshme kujtimit, veprës, e familjes Berisha, por veçanërisht i përjetshëm kujtimi për bacën Rexh. Lavdi”, tha Haradinaj.

Ish-komandanti i Zonës së Karadakut Ahmet Isufi tha se sot po ndahen nga një burrë i madh i kombit.

Ahmet Isufi: Baca Rexhë ishte nga një familje e madhe që i dha emër vendit

 “Baca Rexhë ishte nga një familje e madhe me vëllezër e motra e po ashtu me djemë e vajza që i dha emër vendit, e një ndër ta ishte Nuhi Berisha, djali që bashkë me Rexhep Malën i dha emër Kodrës së Trimave, Gjilanit dhe i dhanë Kosovës dhe gjithë shqiptarëve kudo që ishin, në trojet ku flitet shqip”, u shpreh ai, duke shtuar se ata i paraprinë luftës çlirimtare.

Kurse, Bajram Berisha ka falënderuar të gjithë të pranishmit, si dhe Komunën e Gjilanit.

Berisha: Lavdi rrugës dhe veprës së tij jetësore

“Faleminderit që na keni nderuar me pjesëmarrjen tuaj në këtë cermoni përkujtimi për babën Rexhep për t’ia dhënë atij lamtumirën e fundit, dinjitetshëm dhe ashtu sic e meritoj, lavdi rrugës dhe veprës së tij jetësore “, tha ai.

Pas mbledhjes komemorative, janë bërë homazhe pranë arkivolit, kurse, më pas edhe është varrosur në varrezat e dëshmorëve në Gjilan.

Gjilani nderon jetën dhe veprën e Rexhep Berishës

Kuvendi Komunal i Gjilanit sot pas dite mbajti mbledhje komemorative në nderim të atdhetarit Rexhep Berisha.

Kryetari i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri tha se sot nuk kanë asnjë  lloj autoriteti përballë bacit Rexhep.

“Sot jemi të vogël para qëndresës së tij të madhe dhe sot kjo familje është e madhe sikur familja Mala dhe familja Zeka. Baca Rexhë nuk e ka edukuar vetëm nuhiun ai më ka edukuar edhe mua dhe ndaj çdo kujt. jemi krenar që kemi shpallur qytetar nderi, faleminderit Baca Rexhë që na edukove  për atdheun”, tha Haziri.

Ndërsa kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj tha se të ndahesh nga njerëzit që ke vlerësim për ta nuk është e thjeshte dhe e lehtë.

“Me burrat që më kanë mundësuar më i thanë vetes shqiptar, andaj  është model ky burrë dhe kjo familje e madhe Berisha. Gjilan jemi të nderuar që kush do që ka pasur mundësi me bashkudhëtuar më këta burra është  ndjenjë, e veçantë”, tha Haradinaj.

Ish-komandanti i Zonës së Karadakut Ahmet Isufi tha se sot po ndahen nga një burrë i madh i kombit.

“Baca Rexhë rrjedh prej një familje bujare në vendlindje kufitare për të rezistuar për çdo kryengritje dhe luftërave”, tha Isufi.

Babai i Nuhi Berishës, Rexhep Berisha  ka lindur në vitin 1916, ai ka ndërruar jetë pardje ndërsa varrimi i tij do të bëhet sot prej orës 17 e 30.

Image

Akademi komemorative për atdhetarin Rexhep Berisha (Drejtpërdrejt)

Në Teatrin e qytetit të Gjilanit po mbahet akademi komemorative në nderim të atdhetarit Rexhep Berisha.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet në varrezat e Dëshmorëve në qytetit e Gjilan, në ora 17:15.

Po sot, nga ora 16:00 do të bëhen homazhe pranë arkivolit të atdhetarit, para teatrit të Qytetit. 

Atdhetari Rexhep Berisha ka ndërruar jetë më 28 qershor 2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat