Kur luan golf me aligatorin gojëhapur pas shpine!

Golf

Kur luan golf me aligatorin gojëhapur pas shpine!

Më: 19 janar 2022 Në ora: 11:15
Kur luan golf me aligatorin gojëhapur pas shpine!

Piloti australian i “Ducat”-i, Xhek Miler, po kalon këto ditë pushimi duke luajtur golf, një sport që ai e pëlqen shumë.

Në prag të testeve të para sezonale që do të zhvillohen në Sepang, piloti ka postuar një foto duke u praktikuar golf, por kjo aventurë për të nuk ka qenë e lehtë.

“E vështirë të futësh topin në vrimë, kur pas teje ke një krokodil që të vëzhgon”, ka qenë komenti i Miller

Piloti i “Ducat”-it e ka postuar foton duke luajtur golf, me një aligator të madh nga pas, që ndodhet në bar me gojën hapur, pak metra larg tij. Ngjarja ka ndodhur në qytezën e Toënsville, vendlindja e pilotit.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat