Woods lëshon sfidën: Mund të fitoj sërish një turne Major

Golf

Woods lëshon sfidën: Mund të fitoj sërish një turne Major

Më: 19 maj 2022 Në ora: 13:21
Woods lëshon sfidën: Mund të fitoj sërish një turne Major

“Po, jam i bindur se mund të fitoj sërish. Duhet vetëm të shkoj i qetë në fushë dhe të tregoj se sa i aftë jam”. Ka qenë kjo deklarata e dhënë nga golfisti amerikan Tiger Woods, që beson se mund të triumfojë në turneun e PGA Championship, që zhvillohet në datat 19-22 maj.

Ky është turneu i dytë Major i këtij viti dhe legjenda e këtij sporti beson se mund të fitojë sërish, si dikur.

“Kam bërë disa hapa më shumë përpara krahasuar me herën e fundit që kam luajtur. Jam shumë më mirë nga ana fizike, por nuk e di se deri ku mund të shkoj”, tha Woods.

“Çdo ditë është ndryshe dhe përpara kam një sfidë interesante e të vështirë. Gjithsesi, jam gati për t’u përballur me këtë sfidë”, tha golfisti amerikan Tiger Woods, që 15 vite më parë e ka fituar këtë turne për të katërtën herë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat