Sërish probleme për Tiger Woods, tërhiqet nga turneu

Golf

Sërish probleme për Tiger Woods, tërhiqet nga turneu

Më: 22 maj 2022 Në ora: 12:04
Sërish probleme për Tiger Woods, tërhiqet nga turneu

Pat premtuar se mund të triumfojë në turneun Major të PGA Championship, por në fund Tiger Woods është detyruar të tërhiqet.

Fituesi i 15 turneve Major ka ngritur sot “flamurin e bardhë” si pasojë e një problemi fizik në këmbën e djathtë.

Duket se Woods, legjenda e golfit, nuk është ende gati për një turne të tillë të madh, teksa aksidenti me makinë i 15 muajve më parë ende e përndjek. Ai u rikthye në fushë një muaj më parë, në turneun Masters të Augusta, duke e përfunduar atë.

Gjithsesi, këtë herë duket se situata është më e ndërlikuar dhe lojtari nuk është në formën më të mirë. Në turneun që zhvillohet në Southern Hills, Woods luajti vetëm 7 raunde. Deri në momentin e tërheqjes, ai ishte 12 gjuajtje pas kryesuesit e garës, Will Zalatoris.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat