Zjarr në një ndërtesë në Gostivar – Evakuohen banorët, njëri dërgohet në spital

Gostivari

Zjarr në një ndërtesë në Gostivar – Evakuohen banorët, njëri dërgohet në spital

Më: 22 janar 2021 Në ora: 15:31
Ilustrim

Sot (22 janar) rreth orës 11.00, në SPB Tetovë, është raportuar për një zjarr që shpërtheu në një apartament të një ndërtese në Zonën e Shtatë të Gostivarit, në pronësi të 40-vjeçares J.H. nga Gostivari.  

Në këtë zjarr nuk ka patur persona të lënduar, kurse një nga banorët në katet e sipërme të ndërtesës ka përjetuar vështirësi në frymëmarrje për shkak të tymit dhe është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm Gostivar “Ferid Murad” për ndihmë mjekësore.

Me ndërhyrjen e Njësisë Territoriale të Zjarrfikjes nga Gostivari të cilëve ju kanë ardhur në ndihmë edhe pjestarët e policisë të cilët kanë arritur të evakuojnë reth 15 persona nga ndërtesa.

Zjarri është lokalizur plotësisht, kurse ekipi nga Departamenti i Punëve të Brendshme në Gostivar ka inspektuar vendin e zjarrit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat