Sela shpall fitore në Gostivar dhe Dibër, thotë se ka pasur presion dhe kërcënime në Tetovë

Gostivari

Sela shpall fitore në Gostivar dhe Dibër, thotë se ka pasur presion dhe kërcënime në Tetovë

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 23:46
Kryetari i ASH-së Ziadin Sela

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë shpallur fitore në Komunën e Gostivarit dhe Komunën e Dibrës.

Kryetari i ASH-së Ziadin Sela, tha se do të garojnë në rrethin e dytë në Strugë, Vrapçisht, Bogovinë, Tearcë dhe Çair.

Sela për në Tetovë tha se i presin rezultatet zyrtare.

Ai gjithashtu për këtë komunë akuzoi partitë në pushtet për kërcënime, presion dhe ryshfet.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat