Po vepronte në mënyrë të paligjshme, policia arreston gostivarasit dhe ia sekuestron drutë

Gostivari

Po vepronte në mënyrë të paligjshme, policia arreston gostivarasit dhe ia sekuestron drutë

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 16:33
Foto nga vendi i ngjarjes

Një banor i rajonit të Gostivarit është kapur duke prerë dru në mënyrë të paligjshme.

Nga MPB thonë se të njëjtit i janë konfiskuar drutë ndërsa pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.

“Më 08.09.2023, në ora 08:20 në fshatin Orqushë të Gostivarit, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria N.O.(57). nga i njëjti fshat. Ai rreth orës 07:30 është kapur duke prerë dru zjarri në mënyrë të paligjshme në një pyll në fshatin Orqushë.

Të akuzuarit i janë gjetur dhe konfiskuar drutë e zjarrit të prera dhe mjetet që ka përdorur për prerje, të cilat i janë dorëzuar Policisë Pyjore për veprime të mëtejshme”, thonë MPB.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat