A do të jetë më e fortë Besa Famgas?

Hendboll

A do të jetë më e fortë Besa Famgas?

Nga: K. Goca Më: 1 janar 2019 Në ora: 17:10
Besa Famgas

Pritet të ketë zhvillime interesante në pjesën e dytë të Kampionatit të Kosovës në hendboll në konkurrencën e meshkujve!

Kastrioti i Ferizajt së bashku me kampionin në fuqi Besa Famgas nga Peja, do të janë në garë të fortë për titull, por pa e harruar edhe Prishtinën.

Prishtina do të jetë prej skuadrave që do t'i mbajë në presion liderin dhe kampionin vjeshtor Kastriotin dhe Besa Famgas si kampion në fuqi.

Merret vesh se Besa Famgas e ka ndërmend të përforcohet dhe të jetë shumë më e fortë se në pjesën e parë të kampionatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat