Kundërshtari i fundit i Kosovës e hap botërorin e hendbollit

Hendboll

Kundërshtari i fundit i Kosovës e hap botërorin e hendbollit

Më: 10 janar 2019 Në ora: 18:08
Pamje nga një ndeshje

Hendbollistët që më 28 tetor u paraqitën para publikut kosovar në Prishtinë, do të luajnë ndeshjen e parë të kampionatit të 26-të botëror në hendboll për meshkuj. Kampionati botëror zhvillohet në Gjermani e Danimarkë prej 10 deri më 27 janar kurse në të paraqiten 24 ekipe kombëtare nga pesë konfederata të ndryshme. Është hera e parë që botërori mbahet në më shumë se një vend.

Do të jetë Gjermania që do të luajë në ndeshjen hapëse të kampionatit botëror. Në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2020”, Gjermania luajti me Kosovën në fund të tetorit dhe fitoi me rezultat 30:14, në një ndeshje të bukur të zhvilluar para një numri të madh shikuesish dhe në një atmosferë impozante. Gjermania me përbërje thujse të njëjtë të enjten (sot) nga ora 18:15 luan ndaj ekipit të unifikuar të Koresë. Ndeshja luhet në Berlin. Gjermania e Korea në raundin preliminar janë pjesë e grupit A ku bëjnë pjesë edhe Franca, Rusia, Serbia e Brazili. Në grupin B bëjnë pjesë Spanja, Kroacia, Maqedonia, Islanda, Barhrejni e Japonia. Në grupin C janë Danimarka, Norvegjia, Austria, Tunizia, Kili e Arabia Saudite kurse në grupin D garojnë Suedia, Hungaria, Katari, Argjentina, Egjipti dhe Anglola.

Tre të parët e secilit grup avancojnë në raundin kryesor. Ndërsa tre të fundit nëpër grupe do të luajnë në Kupën e Presidentit për të përcaktuar renditjen prej poztës 13 deri në 24. Ndeshjet zhvillohen në katër qytete të Germanisë, Berlin, Hamburg, Koln dhe Munchen dhe në dy të Danimarkës, Kopenhagë dhe Herning.

Natyrisht ekipet kombëtare nga Evropa janë favorite të mëdha dhe kampioni pritet të jetë evropian. Në ndeshjet nëpër grupet e para pritet të ketë edhe fitore të thella, por në raundin kryesor konkurrenca do të jetë dukshëm më e fortë.

Ndeshjet e para

Grupi A

10 janar: Gjermania – Korea (18:15)

11 janar: Serbia – Rusia (18:00)

11 janar: Brazili – Franca (20:30)

Grupi B

11 janar: Japonia – Maqedonia (15:00)

11 janar: Islanda – Kroacia (18:00)

11 janar: Bahrejni – Spanja (20:30)

Grupi C

10 janar: Kili – Danimarka (20:15)

11 janar: Arabia Saudite – Austria (18:00)

11 janar: Tunizia – Norvegjia (20:30)

Grupi D

11 janar: Angola – Katari (15:30)

11 janar: Argjentina – Hungaria (18:00)

11 janar: Egjipti – Suedia (20:30)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat