Nga Mali i Zi jeton e luan në Kosovë, vajza që përvëloi me bukuri Spanjën - Bota Sot
Nga Mali i Zi jeton e luan në Kosovë, vajza që përvëloi me bukuri Spanjën

Hendboll

Nga Mali i Zi jeton e luan në Kosovë, vajza që përvëloi me bukuri Spanjën

Nga: Kemajl Goca Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 12:06
Suzana në Malaga

Me pak fjalë përshkruhet hendbollistja nga Malësia e Malit të Zi, shqiptarja Suzana Ujkiq, që luan për kampionen vjeshtore dhe fituesen e Kupës së Kosovës, Istogu! E thonë shumë, për bukuri është fjala e fundit në sportin e hendbollit në Kosovë, për natyrë të qetë nuk ia kalon askush, për modelim i shkon përshtati se një kohë ka qenë modele sa ishte në Mal të Zi, për frizurë e ndërron sipas stinës, madje edhe kapela i shkon rreth fytyrës.  

Image

Suzi në Malaga

Dy foto nga Malaga e Spanjës, pranë bregdetit Suzana, pothuajse përvëloi spanjollët, sepse për nga bukuria iu tregoi se shqiptaret janë më të bukurat që njeh bota, nuk kanë nevojë as për ndërhyrje kozmetike por as kirurgjike!

Image

Foto e mëhershme

Suzi edhe me veshje kombëtare, pra plisi i bardhë i ka hije shumë, e gjithanshme apo jo. Duhet kujtuar, se Istogu luajti dy ndeshje me Malagën në kuadër të tetës së finales së Challenge Cup dhe të dyjat i humbi, të parën me 40:9 dhe të dytë me 22:13.

Image

Suzana me veshje kombëtare

Suzi është edhe lojtarja më e mirë e mbrojtjes, e shpallur nga Federata e Hendbollit e Kosovës, po ashtu anëtare e Kombëtares së Kosovës. Qyteti i Istogut mburret me këtë pasuri sportive që ka në gjirin e saj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...