Alberina: Shqiponja ka disa përparësi ndaj rivaleve për titull - Bota Sot
Alberina: Shqiponja ka disa përparësi ndaj rivaleve për titull

Hendboll

Alberina: Shqiponja ka disa përparësi ndaj rivaleve për titull

Nga: Kemajl Goca Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 19:38
Alberina: Shqiponja ka disa përparësi ndaj rivaleve për titull

Me 2 mars fillon pjesa e dytë e kampionatit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat) dhe secila nga ekipet synon që të jetë e përgatitur maksimalisht, sepse disa prej tyre luftojnë për titull e disa për mbetjen në ligë. Kampionia në fuqi, Shqiponja nga Gjakova, është në vend të tretë me 13 pikë, tri me pak se kampionia vjeshtore Istogu dhe se Vushtrria, që mban pozitën e dytë. Alberina Berisha, prej hendbollisteve të talentuara, nuk ka më shumë se 19 vjeç, premton se me Shqiponjën do të tregojnë lojëra më cilësore në pjesën e dytë të kampionatit. Alberina luan në pozitën e alo - krahut dhe është në formë të mirë.

“Në pjesën e dytë të kampionatit Shqiponjën e shoh në një pozitë shumë më të mirë, për shkak se në vjeshtë kemi bërë dy gabime fatale, pasi që pësuam humbjen me Kastriotin dhe barazimi me Prishtinën, ku lamë tri pikë papritur, megjithatë te dy këto ekipe në pranverë i presim në Gjakovë, ku besojmë që do të korrim fitore”, thotë Alberina për gazetën kombëtare “Bota sot”.  Secila ekip ka përparësitë e saja, por te Shqiponja vlerësojnë se kanë një gjeneratë shumë të mirë, të përziera me lojtare të reja dhe që janë shumë të talentuara, që do të japin më të mirën për të mbrojtur titullin e kampionit.

Alberina flet edhe për përparësitë që kanë ndaj ekipeve tjera. “Përparësitë tona ndaj ekipeve tjera, si ndaj Istogut, Vushtrrisë, po ashtu duke mos e harruar Prishtinën e cila ka ekip cilësore, janë se Istogu e Prishtina do të janë mysafire tek ne”, tha ajo. Hendbollistja është e kënaqur me kushtet që ka brendapërbrenda klubit. “Jam shumë e kënaqur me kushtet e ofruara nga klubi po ashtu edhe nga kryesia, sepse çdo herë ju përmbahen premtimeve. Kështu që sivjet do të synojmë Kupën dhe mbrojtjen e titullit të kampiones”, shpreh optimizmin 19-vjeçarja.

Ajo më tutje tha se pjesa e dytë e kampionatit do të jetë edhe më interesante, duke marr parasysh edhe diferencën e ngushtë me pikë mes skuadrave. “Gjithsesi se pjesa e dytë e kampionatit do të jetë shumë më interesante, pasi që do të kemi edhe play-off-in. Konkurrent kryesor i shoh Vushtrrinë, Istogun , Prishtinën dhe gjithsesi Shqiponja do ta ketë fjalën kryesore”, ka thënë Alberina.   Çka i duhet më shumë Shqiponjën? “Shqiponjës i duhet të ketë organizim edhe më të mirë për arsye qe 4 vite radhazi merr pjesë në garat evropiane, e dihet që duhet të ketë një organizim edhe më të fuqishëm”, përgjigjet ajo.  Motivi te vashat gjakovare është shumë i madh dhe mezi presin të nis pjesa e dytë e kampionatit, ku do të takohen me Dritën në Gjilan.

Shqiponja pretendon pikë javë pas jave që të rrëmben kreun e tabelës, që në fund të garave të rregullta të janë në pozitën e parë, që i jep përparësi si vendase në garat e play-off-it. Alberina tha se kushtet e mira dhe atmosfera e shkëlqyeshme në klub, i japin forcë për të punuar më shumë në arritjen e synimeve, sidomos që është lojtare e re. “Si lojtare e re më së shumti me motivon dhe me shtyn që të punoj çdo herë e më shumë duke i parë sukseset e Shqiponjës si në gara vendore, e sidomos edhe në ato evropiane, ku korrëm suksese shumë të mëdha, dy herë ishim në të tetën e  finales”, përfundoi Alberina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...