Kosova sot luan ndeshjen e rëndësishme në Izrael - Bota Sot
Kosova sot luan ndeshjen e rëndësishme në Izrael

Hendboll

Kosova sot luan ndeshjen e rëndësishme në Izrael

Më: 14 prill 2019 Në ora: 11:37
Kosova takohet me Izraelin

Krahas garës ndërkombëtare që po zhvillohet në Prishtinë, ndeshje me shumë rëndësi për hendbollin vendor zhvillohet nga ora 19:00 në Tel Aviv të Izraelit.

Në kuadër të grupit 1 të fazës së dytë kualifikuese për Euro 2020, Kombëtarja e Kosovës takohet me Izraelin. 

Të mërkurën Kosova impresionoi në Prishtinë dhe fitoi ndaj Izraelit me rezultat 27:24. Kosova i ka dy pikë, sa edhe Polonia e Izraeli dhe me fitore në Tel Aviv do të dal në vend të dytë dhe do të bëjë hap gjigand drejt kualifikimit në Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...