Prishtina i bashkohet Besës në finale - Bota Sot
Prishtina i bashkohet Besës në finale

Hendboll

Prishtina i bashkohet Besës në finale

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 12:21
Prishtina i bashkohet Besës në finale

Prishtina është finalistja e dytë në Ligën e juniorëve në hendboll. Në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të FINAL4 të Ligës së juniorëve, Prishtina e mposhti bindshëm Trepçën e Mitrovicës me rezultat 41:22. Pas pjesës së parë rezultati ishte 22:6 për prishtinasit.
Kështu Prishtina të dielen (sot) nga ora 17:30 luan në finale të FINAL4 të Ligës së juniorëve, ndërsa për kundërshtarë e ka skuadrën nga Peja, Besa Famgas. Besa në gjysmëfinalen e parë e kishte mposhtur Kastriotin.
Dy ndeshjet gjysmëfinale të FINAL4 u luajtën në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ku luhet edhe finalja e madhe. Ndërsa për vend të tretë, të dielen prej orës 15:30 takohen Kastrioti e Trepça.

Trepça – Prishtina 22:41 (6:22)

Trepça: Abrashi, Smaka 2, E. Beqiri 1, Terziqi 1, Kelmendi 5, Fejzullahu 3, Y. Beqiri 6, Voca 2, Januzi 2, A. Abrashi.

Prishtina: Beqiraj, Kuleta 1, Ademi 3, Batatina 1, Shahini 4, Hoxha 6, Abazi 6, Basholli 6, Bajqinovci 7, Sherifi, Beka, Visoka 3, Karabeg, Ramadani 1, Tahiri 2, D. Ramadani 1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...