Ditën polic i Kosovës, në mbrëmje gjyqtar!

Hendboll

Ditën polic i Kosovës, në mbrëmje gjyqtar!

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 11:40
Eshref Beqiri

Është i përkushtuar në secilën punë që ka para vetes! Misioni i tij është që të jetë sa më i ndershëm në punën që kryen qoftë në uniformën e policisë së Kosovës qoftë si gjyqtar ndërkombëtar i hendbollit. 

Image

Eshref Beqiri dhe Ilir Krasniqi

Është vushtrriasi Eshref Beqiri, që ndihet krenar që me përpikëri kryen detyrën në uniformën e policit të Kosovës dhe me përpikëri edhe si gjyqtar i hendbollit, së bashku me Ilir Krasniqin.  

Beqiri-Krasniqi, një çift i jashtëzakonshëm i referimit dhe kudo që referojnë në garat ndërkombëtare, vlerësohen me nota të larta, që e bëjnë të ndihet krenare edhe Federatën e Hendbollit të Kosovës. Beqiri-Krasniqi, përgatiten për të referuar sfidën mes SSV Bozen Loacker Volksbank  nga Italia dhe ALPLA HC Har nga Austria, e cila luhet me 31 gusht në orën 19.00 në Bozen, në kuadër të rrethit të parë kualifikues të EHF Cup).

Kjo është ndeshje shumë interesante që iu besua që ta drejtojnë gjyqtarët më të mirë të Republikës së Kosovës. Eshrefi nuk e ka problem as nuk ndjen lodhje, që gjatë ditës është në uniformë të policisë dhe në mbrëmje gjyqtar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat