Anxhela frikëson Istogun! Morina: Synojmë fitore! - Bota Sot
Anxhela frikëson Istogun! Morina: Synojmë fitore!

Hendboll

Anxhela frikëson Istogun! Morina: Synojmë fitore!

Nga: Kemajl Goca Më: 25 tetor 2019 Në ora: 11:41
Xhavit Morina

Cila do të pësojë humbjen e parë Ferizaj apo Istogu? Liderja Ferizaj luan si mysafir kundër kampiones Istogu, në përballjen që luhet nesër në orën 17.30 në palestrën e sportit “Karagaçi” në Pejë. 

Sfidë e javës së pestë të Superligës së Kosovës (femrat) e cila zgjon kërshërinë e dashamirëve të hendbollit, për faktin se do të ndeshen dy skuadrat që po tregojnë lojërat më të mira në katër javët e para pa e harruar edhe Prishtinën.

Tri skuadra me nga katër fitore rresht janë Ferizaj, Istogu dhe Prishtina, secila ka nga tetë pikë.  Ferizajaset janë përforcuar me portieren Anxhela Pjeshçiç nga Mali i Zi, e cila nesër do të debutojë.  Anxhela në një formë e frikëson edhe Istogun, sepse një kohë ka qenë pjesë e tyre.  

Kryetari i KHF Ferizajt, Xhavit Morina, shprehet optimist para kësaj sfide dhe kërkon fitore. A mendoni se disa lojtare me përvojë mund ta bëjnë edhe diferencën?

“Përvoja e bën edhe dijen, e kur këto dyja bëhen bashkë suksesi është i pashmangshëm”, tha Morina për gazetën kombëtare “Bota sot”. Morina shprehet se do të luajnë lojë të fortë.  “Synimi ynë është fitorja”, ka thënë Morina.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat