Agnesa Krasniqi: Kemi objektivat tona 

Hendboll

Agnesa Krasniqi: Kemi objektivat tona 

Nga: Kemajl Goca Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 17:26
Agnesa Krasniqi

Prishtina si gjithmonë ka pasur hendbolliste cilësore në petkun e saj, veçmas talente. Klubi me renome Prishtina është prej skuadrave që ka një strukturë të lojtareve të reja dhe me perspektiv. Ndër to është edhe portierja Agnesa Krasniqi, e cila mbron me sukses ngjyrat e Prishtinës, ekip që po kalon periudhë shumë të mira të rezultateve në Superligën e Kosovës.  

Image

Kryeqytetaset janë në pozitën e katërt me 10 pikë apo nga shtatë ndeshje shënuan pesë fitore e pësuan dy humbje. Kur merret parasysh edhe mosha e re e lojtareve, me disa prej tyre me përvojë, gjithsesi se janë rezultate shumë të mira. Përveç që është portiere Agnesa, është edhe apsolvente në drejtimin e arkitekturës.  

Agnesa nuk ka më shumë se 21 vjet dhe ka aspirata të mëdha. Ajo punon me përkushtim në drejtimin e trajneres Zijavere Salihu-Loshi, ish hendbolliste e spikatur dhe prej të cilës ka mësuar shumë elemente të lojës bashkëkohore të hendbollit.

“Bota sot”: Si iu lindi ideja që të merreni me hendboll?
Agnesa Krasniqi
: Ëndrra ime ka qenë gjithmonë që të merrem me ndonjë sport, mirëpo fati deshi që të përfaqësojë shkollën time në gara komunale. Pas përfundimit të garave trajnerja Zijavere Loshi me ftoi të jem pjesë e klubit Prishtina.

“Bota sot”: Sa është vështirë të jesh portiere apo është një lloj presioni?
Agnesa Krasniqi:
Si çdo lojtare që ka përgjegjësitë e saja edhe portierja ka angazhime të shumta, ku mund të themi se është edhe një lloj presioni sepse 50% jam bartëse e lojës, në të cilën duhet të jap një rezultat të shkëlqyeshëm.

“Bota sot”: Çfarë iu motivon më shumë?
Agnesa Krasniqi:
Kur vendosi synime të reja, zakonisht jemi të mbushur me motiv. Në fillim ndihem sikur nuk arrije asgjë por me punë dhe vullnet i kam arritur synimet e mia. Motivimin më të madh e gjeje tek forcat që kam brenda vetes dhe nga familja që me ka përkrahur gjithmonë.

“Bota sot”: Prishtina po kalon rezultate te mira me një ekip të re, a mendoni se do të jeni në katërshen e parë në fund të kampionatit?
Agnesa Krasniqi:
Si fillim kjo pyetje i përket kapitenes dhe trajnerëve të klubit por ne kemi objektivat tona edhe pse konkurrenca është shumë e mirë por me punë dhe suksese shpresoj që do të arrijë pikë edhe më të mira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat