Besa shumë më e mirë se ferizajasit

Hendboll

Besa shumë më e mirë se ferizajasit

Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 12:28
Besa shumë më e mirë se ferizajasit

Kampioni aktual, Besa Famgas e ka fituar edhe një derbi në Superligën e Kosovës në hendboll.

Besa Famgas në Pejë e mposhti Kastriotin e Ferizajt me rezultat 45:33. Që në pjesën e parë skuadra pejane krijoi epërsi bindëse (22:13). Besa ka shënuar fitoren e nëntë rresht dhe udhëheq në tabelë me 18 pikë, dy më tepër se Prishtina.

D. Tahirukaj ishte më efikasi te Besa me 12 gola. Shtatë gola i shënoi E. Gjuka. Te Kastrioti, B. Syla shënoi dhjetë herë. F. Mustafa realizoi gjashtë gola. Kastrioti është i katërti me 12 pikë.

U luajtën edhe tri ndeshje tjera të javës së nëntë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt), Llapi fitoi bindshëm ndaj Dritës në Podujevë, ndërsa Vëllaznimi arkëtoi dy pikë në Drenas duke e mposhtur Drenicën me rezultat 40:30.
Ndeshja më interesante është luajtur në Prizren në mes të Prizrenit e Vushtrrisë. Ndeshja nuk dha fitues, përfundoi baras, 31:31. Pas pjesës së parë vushtrriasit kishin dy gola epërsi (16:14), por në të dytën vendasit arritën te pika e madhe.

Besa Famgas – Kastrioti 45:33 (22:13)

Besa Famgas: Mehmeti, Idrizi 6, Vokshi, Jupa 5, Y. Muqolli 2, Mushkolaj 1, Luzha, Visoka 1, Tahirukaj 12, Kukrika 1, Prce 4, Ramosaj, Kouri 4, Thaqi, Gjuka 7, J. Muqolli 2

Kastrioti: Azemi, Jupa, Syla 10, A. Dugolli 5, Qerimi, Selmani, Bislimi 2, Shabani 5, Ramadani 3, D. Dugolli, Rudari 1, Mustafa 6, Esati, Brahimi, Bytyqi

Drenica – Vëllaznimi 30:40 (10:21)

Drenica: Geci, Muqolli, Kastrati 13, Zeka 4, Baliu, Batatina 1, Binaku 4, Hamza 3, Sahiti 5, Zariqi, Thaqi

Vëllaznimi: Hoxha, Fana 3, Rama 5, Neziri 8, Morina, Rexha 8, Luzha 3, Halili 4, Lluka 9, Mamusha, Pozhegu

Llapi – Drita 45:23 (23:8)

Llapi: Hyseni, Mani, Havolli 3, Beshiri 3, Bogujevci 2, A. Mani, Sejdiu, Visoka 6, Hasani 7, Osmani, Muçiqi 7, Hoxha 9, Maloku 2, J. Mani 7

Drita: Veliu 3, Latifi 6, Sllamniku 4, Tosku 4, Shkodra 3, Kurti 2, Hasani 1, Asllani

Prizreni – Vushtrria 31:31 (14:16)

Prizreni: Koro, Etemi, S. Krasniqi 4, Topalli, Bytyqi, Thaqi, O. Krasniqi, Leka 3, Mehmeti 5, Ferati, Ahmetaj, A. Krasniqi, Spahija 7, Gashi 1, Skenderi 3, Zherka 3

Vushtrria: Krasniqi, Pllana, Jashari 1, Musa 4, Karaqa, Klinaku 11, Selaci 2, Emini, Miftari, Arb. Karaqa, F. Musa 3, Abazxhiku 1, Gubetini 4, Melenica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat