Motrat Hajdari triumfojnë, Demaj shënon 8 gola - Bota Sot
Motrat Hajdari triumfojnë, Demaj shënon 8 gola

Hendboll

Motrat Hajdari triumfojnë, Demaj shënon 8 gola

Më: 5 janar 2020 Në ora: 12:50
Motrat Hajdari vazhdojnë me fitore, kapitenja Demaj shënon 8 gola

Marigona Hajdari ka shënuar 3 gola, kurse motra e saj Arlinda Hajdari ka realizuar një gol. Skuadra e tyre, Rinkobing ka vazhduar me fitore në kategorinë e dytë të Danimarkës. Rinkobingu të shtunën fitoi 23:20 ndaj Rodovres. Rinkobingu është në vend të parë me 19 pikë nga 11 ndeshje dhe po avancon drejt elitës.

Dy reprezentueset e Kosovës po shfaqin formë të lartë te skuadra e tyre.

Në të njëjtën ligë luan edhe kapitenja e Kosovës, Leonora Demaj. Skuadra e saj, Sonderjyske renditet në vend të katërt. Kapitenja jonë të shtunën shënoi plot 8 gola, por që nuk i mjaftuan Sonderjyskes, që pësoi 27:26 nga Bjerringbro.

Më 12 janar Demaj takohet me motrat Hajdari.

Me formë të lartë po vazhdon edhe Albana Arifi në Suedi. Në tri ndeshjet e luajtura në fund të dhjetorit ka shënur dhjetë gola për skuadrën elitare Lugi HF. Fillimisht Albana shënoi katër gola e më pas në dy ndeshje ndaj Savehofit nga tri gola. Lugi renditet në vend të katërt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat