Pa derbi - Bota Sot
Pa derbi

Hendboll

Pa derbi

Më: 6 mars 2020 Në ora: 17:12
Pa derbi

Të shtunën luhen tri ndeshje të javës së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Skuadrat pretendente nuk pritet të kenë telashe për të fituar pikë të reja.

Ferizaj luan si mysafir i Samadrexhës, njëjtë si Prishtina ndaj Dritës.
Por Ferizaj dhe Prishtina janë favorit.

Ndeshja Samadrexha – Ferizaj është të shtunën nga ora 19:00. Drita e Prishtina luajnë po të shtunën nga ora 16:30. Ndeshja tjetër e së shtunës është ajo në mes të Kastriotit dhe skuadrës Jusuf Gërvalla, që fillon në ora 15:00.

Të dielen janë takimet Vushtrria – Vëllaznimi (17:00) dhe Istogu – Shqiponja (16:30).
Në tabelë udhëheq Ferizaj me 22 pikë. Istogu është i dyti me 20, sa i ka edhe Prishtina në vend të tretë. Vushtrria është e katërta me 18 pikë, por me një ndeshje më pak të luajtur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat