Vushtrria është kualifikuar në gjysmëfinale, Ferizaj nuk e meritoi eliminimin

Hendboll

Vushtrria është kualifikuar në gjysmëfinale, Ferizaj nuk e meritoi eliminimin

Më: 12 mars 2020 Në ora: 10:11
Vushtrria është kualifikuar në gjysmëfinale, Ferizaj nuk e meritoi eliminimin

Vushtrria është kualifikuar në gjysmëfinale, Ferizaj nuk e meritoi eliminimin nga Kupa e Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Në çerekfinale, Vushtrria fitoj ndaj Ferizajt pas ekzekutimit të penalltive.

Ndeshja e luajtur të mërkurën mbrëma në palestrën “Jeton Tërstena – Tota” në Vushtrri ishte interesante, cilësore dhe dramatike.

Ndërkohë atmosfera ishte e zjarrtë. Palestra ishte e mbushur me shikues.
Vushtrria e Ferizaj janë prej skuadrave kryesore në Superligë dhe me të drejtë është pritur ndeshje e fortë.Ashtu edhe ndodhi.

Deri në minutën e 22-të ndeshja ishte e barabartë. Më pas ferizajaset nisën të shkëputen në rezultat dhe pjesën e parë e fituan me 12:9. Në minutën e 44-t rezultati u barazua në 15:15, kurse më pas herë njëra e herë skuadra tjetër kaluan në epërsi prej një goli. Në minutën e 56-të rezultati ishte 22:20 për Ferizajn. Në minutën e 58-të vushtrriaset barazuan në 22:22 e më pas kaluan në epërsi 23:22 në minutën e 59-të. Por Ferizaj barazoi rezultatin në minutën e fundit me golin e shënuar nga A. Kelmendi.

Kështu fituesi u vendos me penallti. K. Avdiu humbi një penallti për Vushtrrinë, ndërsa A. Basha për Ferizajn. Në fund, portierja e Vushtrrisë, Njomza Kelmendi ndali edhe penalltinë e Sh. Fazlijës për t’ia siguruar Vushtrrisë kalimin në gjysmëfinale.
B. Rama e K. Avdiu shënuan nga 6 gola për Vushtrrinë. Te Ferizaj me efikasitet u dalluan M. Koneski me 6 gola dhe Sh. Fazlija me 5.
Ndeshja në mes të Istogut dhe Dritës është shtyrë dhe do të luhet të hënën.
Dy ndeshje tjera çerekfinale janë të enjten.

Vushtrria – Ferizaj 23:23 (9:12) (27:26 me penallti)

Vushtrria: Kelmendi, B. Gubetini, Vokshi, Avdiu 6, Rama 6, Zymeri 4, Preniqi 1, Paci 1, Ramabaja, Rrahmani, R. Gubetini, Selaci, Kasumi 3, Tërstena, Tahiri 2.

Ferizaj: Rogova, Basha 4, Salihu 2, Koneski 6, Sylejmani, Fazlija 5, Pjeshqiq, Reçica, Qerkini, Kelmendi 5, Misini, Domeneku 3, Gashi 1, Kupina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat