Gjinovci gjumin nuk e bën gjumë, ka telashe edhe me ëndrra

Hendboll

Gjinovci gjumin nuk e bën gjumë, ka telashe edhe me ëndrra

Nga: Kemajl Goca Më: 1 prill 2020 Në ora: 17:28
Gjinovci gjumin gjumë nuk e bën, ka telashe edhe me ëndrra

Jemi ku jemi dhe duhet t’i përshtatemi edhe rrethanave aktuale të izolimit qoftë edhe për një kohë të shkurtër apo më afatgjate, një Zot e di.

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Izet Gjinovci, nuk e bën gjumin gjumë dhe ka telashe të shumta, sepse garat janë pezulluar dhe tani e mendon edhe organizimin e garave pas përfundimit të kësaj pandemie!

Gjinovci nuk e bën gjumin gjumë dhe edhe ëndrrat e këqija siç po flitet po e dramatizojnë gjithnjë e më shumë trurin e tij. Ëndrrat nuk u japin sinjale të mira, megjithatë ai shprson se fundi do të jetë i mirë.

Merret vesh se Gjinovci është i vendosur qoftë edhe në fund të qershorit, t’i përfundojë garat edhe me play-off e me play-aut. Ai po bën planet e tija, ka një mijë e një plane, se si t’ia del kësaj sfide që po ballafaqohet e gjithë bota sportive.  

Gjinovci shumë shpejt do të kërkojë përgjigje nga komisionet përkatëse se cila do të jetë zgjidhja më e mira e përfundimit të garave për edicionin e sivjetshëm. Gjinovci nuk e ka luksin më si asnjë federatë tjetër!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat