Arben Gashi: Jemi që kampionati të vazhdojë me play-off - Bota Sot
Arben Gashi: Jemi që kampionati të vazhdojë me play-off

Hendboll

Arben Gashi: Jemi që kampionati të vazhdojë me play-off

Nga: Kemajl Goca Më: 9 maj 2020 Në ora: 12:55
Arben Gashi: Jemi që kampionati të vazhdojë me play-off

Pas Prishtinës edhe klubi i hendbollit Besa Famgas nga Peja (meshkuj), kampion në fuqi, janë të gatshëm që ta vazhdojnë kampionatin, por pejanët kërkojnë që të jetë me play-off.

Besa i prinë renditjes me 36 pikë, ka katër pikë më shumë se Prishtina në vendin e dytë pas 18 jave në Superligën e Kosovës.  

Sekretari i klubit të Besës, Arben Gashi, tha se kampionati duhet të vazhdojë me play-off. 

“Klubi i hendbollit Besa Famgas nga Peja është e gatshme ta vazhdojë kampionatin pas një ndërprerje, që e dimë të gjithë.

Ne jemi që kampionati të vazhdojë me play-off,  si dhe të zhvillohet Final Fouri, Kupa e  Kosovës”, tha Gashi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat