Beba: Sa herë që donim të japim dorëheqje, Xhavit Morina na motivonte  - Bota Sot
Beba: Sa herë që donim të japim dorëheqje, Xhavit Morina na motivonte 

Hendboll

Beba: Sa herë që donim të japim dorëheqje, Xhavit Morina na motivonte 

Nga: Kemajl Goca Më: 24 qershor 2020 Në ora: 14:15
Beba: Sa herë që donim te japim dorëheqje, Xhavit Morina na motivonte 

Hendbollistja Bellma Beba e cila luan në Gjermani, është e gëzuar shumë që Ferizaj u stolis me titullin e kampionit, duke e përgëzuar edhe ish trajnerin Xhavit Morinën, aktualisht kryetar i klubit.  Beba komenton shkrimin: “Morina, heroi sportiv”! 

“Ma kujtove kohën kur isha në klubin e Kastriotit dhe një kohë kur kishim probleme financiare. Por trajner e kishim Xhavit Morinën. 

Sa herë që donim te japim dorëheqje, ai gjithmonë dinte në mënyrën më te qetë si një psikolog i vërtet të na motivon (rrallë trajner që e bënë) e me secilën lojtare dinte si të flas. 

Bënte që ti harronim problemet financiare, mundohej që të gjithave të na tregon që hendbolli është mbi të gjitha dhe na mbante në forcë dhe vullnet dhe kështu ushtronim e dilnim në fushë si kampione të vërteta, dhe luftonim deri në minutën e fundit ku qytetit të Ferizajt i sollëm shumë tituj e kupa por edhe fitore në gara ndërkombëtare. 

Këtë që bëri dje me klubin e Ferizajt nuk është befasi, jo vetëm për mua por besoj që për të gjitha lojtaret që e kanë pasur trajner Xhavit Morinën.

Të lumtë trajner, dëshiroj edhe shumë Kupa në të ardhmen, ashtu si edhe kjo tash! Urime Khf Ferizaj e Ferizaj”, komenton Beba.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat