Media malazeze për Kosovë: Esma u kthye në vendin e suksesit

Hendboll

Media malazeze për Kosovë: Esma u kthye në vendin e suksesit

Nga: Kemajl Goca Më: 9 shtator 2020 Në ora: 22:33
Media malazeze për Kosovë: Esma u kthye në vendin e suksesit

Media malazeze “mnerukomet.me”, shkruan me shumë bujë për hendbollisten boshnjake nga Mali i Zi, Esma Muratoviq, që sërish është rikthye në klubin e hendbollit Istogu. 

“Esma Muratoviq u kthye në vendin e suksesit! Esma Muratoviq i peshoi ofertat për një kohë të gjatë, në fund ajo zgjodhi të kthehej në vendin e suksesit. Vajza që luajti në Portugali, Turqi, Izrael dhe Spanjë do të veshë për herë të dytë fanellën e Istogut, klubit më të mirë të Kosovës.

Nga ana tjetër edhe për ato pak muaj ishin të mjaftueshme që ajo të shpallet lojtarja më e mirë e Kampionatit të Kosovës për vitin 2019. 

Pastaj Esma shkoi në San Jose të Spanjë, në dhjetor të vitit 2019. 

Këtë verë, ajo kishte oferta nga pjesë të ndryshme të Evropës, por vendosi të ishte afër Podgoricë, vendlindjes së saj.

“Vendosa të kthehem në Istog dhe aty do të jem derisa të qetësohet situata me koronavirusin. Unë nuk e kam nënshkruar kontratën, unë jam duke luajtur në një marrëveshje me klubin, kështu që unë mund të largohem në rast të një oferte adekuate”- tha Muratoviq për portali malazez.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat