Talentet e nënkampiones së Kosovës 

Hendboll

Talentet e nënkampiones së Kosovës 

Nga: Kemajl Goca Më: 20 tetor 2020 Në ora: 15:10
Majtas Alberina Halitij, në mes Blerta Ahmetxhekaj dhe në të djathtë Yllka Shatri

Është një numër i madh i lojtareve të talentuara në klubet e ndryshme dhe që do të janë edhe baza e të ardhmes së hendbollit të Kosovës. 

Portierja Blerta Ahmetxhekaj, hendbollistet Alberina Halitaj dhe Yllka Shatri, janë talente të kësaj loje dhe një bazë e fuqishme për nënkampionen e Kosovës.

Puna e palodhshme e trajnerit Faruk Shala ka sjellë edhe frytet e veta, tri talente të kësaj loje dhe që luajnë me sukses në petkun e skuadrës së Istogut. 

Istogu ka një ekip shumë të mirë dhe kandidate për të gjitha trofetë, po ashtu janë edhe në rrethin e tretë të Kupës së Evropës.

Esma Muratoviq, Albina Rugova, Keta Venetsky, Tina Hetemei, Pranvera Ferataj, Natalia Millatoviq dhe lojtaret e reja, janë një bazë e fortë për Istogun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat