Havolli: Prishtina është prej ekipeve të pakta ku dominon lartësia e trupit

Hendboll

Havolli: Prishtina është prej ekipeve të pakta ku dominon lartësia e trupit

Nga: Kemajl Goca Më: 22 tetor 2020 Në ora: 19:03
Havolli: Prishtina është prej ekipeve të pakta ku dominon lartësia e trupit

Prishtina ka një gjeneratë të mirë të hendbollisteve të talentuara dhe që premtojnë shumë.
Bardhekaltrat po tregojnë lojëra të mira në dy javët e para, duke shënuar dy fitore rresht dhe janë lidere me 4 pikë në Superligën e Kosovës. 

Kryetrajneri Jeton Havolli po punon me zell të shtuar, gjithnjë në kërkim të formës më të mirë të secilës lojtare, po ashtu edhe presidenti i klubit, Nebih Zariqi, ka krijuar kushte shumë të mira dhe motivuese për lojtare.  Atmosferë pune, disiplinë, angazhim dhe në kërkim të lojërave sa më të mira në klubin me renome. 

 “Bota sot”: Prishtina në dy takimet e para ka dy fitore, a mendoni se keni ndërtuar një ekip të re dhe mjaft të fortë?
Jeton Havolli:
Siç edhe jeni të njoftuar nga klubi vitin e kaluar janë larguar disa lojtare. Ndërsa në klub ka ardhë vetëm Alma Nivokazi, dhe i kemi inkorporu 3 lojtare nga grupmosha e kadeteve. 

Nuk mund të them që kemi lojtare të mjaftueshme, mirëpo ekziston një mobilizim prej kryesisë e deri te lojtarja më e re, mbretëron një atmosferë pune. 

Sa i përket asaj që jemi në tabelë të parët meritat ju takojnë lojtarëve, ndërsa unë mendoj që ka shumë hapësirë për përmirësime.

“Bota sot”:  Si e sheh këtë edicion, me mjaft probleme që ka shkaktuar pandemia, çfarë synon Prishtina dhe sa jeni i kënaqur edhe me formën e lojtareve, me talentet e reja?
Jeton Havolli:
Mendoj që pandemia ka ndikuar negativisht në ndërprerjen e gjatë të stërvitjeve, tani më lojtaret po luajnë pa shikues që është një problem në vete. Synimet tona janë të përmirësojmë lojën, ta ngrisimi në nivel më të lartë, dhe të ngritemi sa më lartë në tabelë.

Sa i përket formës si lojtareve mendoj për fillim nuk është keq, mirëpo duhet ende punë. Sa i përket gjeneratës së re në KHF Prishtina mendoj që e kanë një të ardhme të ndritur, është prej ekipeve të pakta ku dominon lartësia e trupit, dhe nëse vazhdojnë të punojnë i pret një e ardhme e mirë!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat