Besa fiton derbin e stinorit - Bota Sot
Besa fiton derbin e stinorit

Hendboll

Besa fiton derbin e stinorit

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 12:30
Pamje nga një ndeshje

Derbi i stinorit vjeshtor në Superligën e Kosovës në hendboll i ka takuar kampionit aktual, Besa Famgas. Në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Besa fitoi ndaj Kastriotit të Ferizajt me rezultat 21:19. Edhe pas pjesës së parë epërsia ishte dy gola në të mirë të ekipit pejan (12:10), epërsi që e mbajtën deri në fund të takimit.
Tani Besa kryeson e vetme me 14 pikë nga shtatë ndeshje. Kastrioti mbetet i dyti me 12 pikë.
Besa e Kastrioti ishin skuadrat e vetme që i kishin fituar të gjitha gjashtë ndeshjet e para dhe derbi i së shtunës vendosi se kush do të shkëputet në krye. 
Besa në pjesën e parë kishte epërsi deri në gjashtë gola (10:4), por ferizajasit nuk u ndalën dhe afruan rezultatin deri në 11:10, por vendasit shënuan edhe njëherë për rezultatin 12:10 pas pjesës së parë. Në minutën e 43-të rezultati u barazua në 15:15, por më pas lojtarët e Arben Muqollit krijuan epërsi prej dy-tri gola që e mbajtën deri në fund. 
Ante Kukrika e Drenit Tahirukaj shënuan nga gjashtë gola për Besën, ndërsa nga katër herë realizuan Drilon Tahirukaj e Bujar Ramosaj. Bindshëm më efikasi në ndeshjen derbi ishte Deniz Terziqi i Kastriotit me 10 gola.
Në ndeshjen tjetër Zhegra fitoi ndaj Samadrexhës me rezultat 37:32. Për zhegrasit ishte fitorja e parë. 

Besa Famgas – Kastrioti 21:19 (12:10)
Besa Famgas: Mehmeti, B. Idrizi, Vokshi, Broqi, Jupa, Y. Muqolli, D. Idrizi, Dre. Tahirukaj 6, Dri. Tahirukaj 4, Ramosaj 4, Kukrika 6, Berisha, Tafilaj, J. Muqolli 1.
Kastrioti: Kolev, Syla 1, B. Syla, Salihu 1, A. Dugolli, Prekazi 2, Terziqi 10, Shabani, Haxhimusa 3, Ramadani 1, Dugolli, Rudari, Mustafa, Esati, Rajatoski 1.

Zhegra – Samadrexha 37:32 (17:14)
Zhegra: Kurexhaj, A. Isufi 4, F. Isufi 3, Haziri 10, Agushi 1, L. Haziri, Aliu 9, Murseli 5, Murseli 5.
Samadrexha: Bunjaku, B. Maloku 4, F. Maloku 3, K. Maloku 7, Sh. Maloku, A. Maloku 11, S. Maloku 2, M. Jashari 4, Safjani 1, Basholli 1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test